Hoti pas takmit me Ramën: Derisa Kosova të anëtarësohet në mekanizmat ndërkombëtarë, Shqipëria mbetet zëri jonë

Pushimet kanë filluar, ja çfarë s’duhet të mungojë kurrsesi në çadrën e plazhit

Hoti: Derisa Kosova të anëtarësohet në mekanizmat ndërkombëtarë, Shqipëria mbetet zëri jonë.

Ish-kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti ka takuar kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama me të cilin kanë zhvilluar bisedë miqësore për dy vendet, Kosovë-Shqipëri.

Hoti përmes një postimi në rrjetin social në Facebook, ka shkruar se dy vendet i lidh rruga drejt integrimit euroatlantik.

Hoti po ashtu tha se derisa Kosova të anëtarësohet në mekanizmat ndërkombëtarë, Shqipëria mbetet zëri i tyre.

“Bisedë miqësore për dy vendet tona, të cilat, përveç gjuhës e gjakut, i lidh rruga drejt integrimit euroatlantik. Derisa Kosova të anëtarësohet në mekanizmat ndërkombëtarë, Shqipëria mbetet zëri i jonë”, ka shkruar Hoti