Hoti telegram urimi për Ramën e shqiptarët për 28 Nëntorin


Kryeministri i Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti, i ka dërguar një telegram urimi Kryeministrit të Republikës së Shqipërisë, Edi Rama. Ai në emër të Qeverisë së Republikës së Kosovës, ai i ka shprehur urimet më të përzemërta me rastin e Ditës së Flamurit – 28 Nëntorit.
“Shpallja e pavarësisë së Shqipërisë, më 28 nëntor 1912, ishte ngjarja më e rëndësishme në historinë e kombit shqiptar që nga nëntori i Gjergj Kastriotit – Skënderbeut. Dita e Flamurit – 28 Nëntori është ditë e secilit shqiptar, pavarësisht ku jeton a punon. Kjo ditë na i përkujton sakrificat e mëdha dhe luftën e përhershme që kemi bërë gjatë gjithë historisë për ta ruajtur të paprekshme frymën e qenies sonë nacionale’’ thuhet në urim.
Telegram urimi
I dashur kryeministër Rama,
Në emër të Qeverisë së Republikës së Kosovës, ju shpreh urimet më të përzemërta me rastin e Ditës së Flamurit – 28 Nëntorit.
Shpallja e pavarësisë së Shqipërisë, më 28 nëntor 1912, ishte ngjarja më e rëndësishme në historinë e kombit shqiptar që nga nëntori i Gjergj Kastriotit – Skënderbeut. Në këtë ditë të shënuar, prijësit e të gjitha viseve shqiptare, në Vlorën e bekuar, e shpallën njëzëshëm Shqipërinë shtet më vete, të lirë dhe të mosvarur. Që nga ajo kohë, shqiptarët kudo janë e kanë mbajtur lart e me krenari Flamurin Komtar, që është simbol i unitetit, paqes dhe dashurisë së përjetshme në mes nesh.
Dita e Flamurit – 28 Nëntori është ditë e secilit shqiptar, pavarësisht ku jeton a punon. Kjo ditë na i përkujton sakrificat e mëdha dhe luftën e përhershme që kemi bërë gjatë gjithë historisë për ta ruajtur të paprekshme frymë e qenies sonë nacionale.
Sot, Republika e Shqipërisë krenohet me të arriturat e saj, veçmas me anëtarësimin në NATO dhe me afrimin drejt integrimit në Bashkimin Evropian, Këto të arritura janë frymëzim edhe për Republikën e Kosovës, që edhe ne të punojmë me vendosmëri për plotësimin e standardeve të kërkuara për anëtarësim në këto institucione. Përmbyllja e këtij procesi do të shënonte kthimin e kombit shqiptar në shtratin e vet të natyrshëm shpirtëror, kulturor edhe politik evropian.
Duke ju ripohuar ndjenjën e konsideratës sime më të lartë, i dashur Kryeministër, uroj që Republika e Shqipërisë të ketë përherë vetëm mbarësi dhe suksese!
Me respekt,
Avdullah Hoti,
Kryeministër i Republikës së Kosovës.

The post Hoti telegram urimi për Ramën e shqiptarët për 28 Nëntorin appeared first on Hapur.

VINI RE ! - Lajmi qe eshte portuar eshte mare nga portalet tjere. Nese preke privatesine ky lajme ju lutem na informoni ne facebook ne e fshijme lajmin menjehere. Nuk mbajme persiper per lajmet e postuara. KosovaToday nuk eshte Agjensi per Lajme vetem riboton lajmet nga portalet tjere. Me respekt KosovaToday.
Reklamat e meposhtme jane te kompanise MGID nese blini dicka nuk garanton KosovaToday - Jan Reklama te Kompanise MGID.

Lajme te ngjajshme !

Lajme te ngjajshme !