Hovenier flet me Lumezin, kërkon proces transparent të përzgjedhjes së Kryeprokurorit të Shtetit

Kryetari i Odës së Hotelierëve: Çdo natë ka pasur dasma dhe ahengje, ndonëse janë ndaluar

Ambasadori amerikan në Prishtinë, Jeff Hovenier, ka zhvilluar një takim virtual me kryeprokurorin e Shtetit, Aleksander Lumezi.

Hovenier ka shkruar se me Lumezin kanë biseduar për rëndësinë që kanë prokurorët jopolitikë dhe të pavarur për drjetësinë.

“Me Kryeprokurorin e Shtetit Lumezi, ramë dakord për rëndësinë e prokurorëve apolitikë, të pavarur dhe të përgjegjshëm për të garantuar drejtësi të drejtë dhe të barabartë. Gjithashtu ramë dakord për nevojën për një proces përzgjedhjeje transparente, të besueshme dhe meritokratike për Kryeprokurorin e ardhshëm të Shtetit”, ka shkruar Hovenier.

Kryetari i Odës së Hotelierëve: Çdo natë ka pasur dasma dhe ahengje, ndonëse janë ndaluar