Hovenier takohet me Besnik Bislimin, flasin për dialogun: SHBA e përkushtuar për arritjen e marrëveshjes Kosovë-Serbi

Hovenier-Bislimi flasin për dialogun: SHBA e përkushtuar për arritjen e marrëveshjes Kosovë-Serbi me njohje reciproke.

Ambasadori i ri i SHBA-së në Kosovë Jeff Hovenier, ka takuar zëvendëskryeministrin Besnik Bislimi.

Në një shkrim në llogarinë e tij në Twitter, ai tha se me Bislimin ka pasur diskutim produktiv për integrimin euroatlantik të Kosovës.

Tutje shprehu përkushtimin e SHBA-së për arritjen e marrëveshjes Kosovë-Serbi, me njohje reciproke.

“Diskutim produktiv me zëvendëskryeministrin e parë të Kosovës Besnik Bislimi, mbi përkushtimin e Shteteve të Bashkuara për integrimin euroatlantik të Kosovës, dhe dëshirën tonë të përbashkët për ta parë Kosovën të arrijë marrëdhënie të normalizuara të përqendruara në njohjen reciproke përmes Dialogut të lehtësuar nga BE-ja”, tha Hovenier.

Hovenier, i cili mori detyrën e ambasadorit ditë më parë, tha se ndjehet i lumtur që shërben në Kosovë.

“Unë jam shumë i gëzuar me qenë këtu në Kosovë. Kjo është e vetmja fjalë që unë e di në gjuhën shqipe”, ka thënë ai.