Hoxhaj promovon librin “Përplasje e madhe, merr pjesë edhe Edi Rama

Propozimi për mbledhje të dy Kuvendeve, Kurti Ramës: Do të flas me Glaukun

Enver Hoxhaj, ka promovuar sot librin e ri të tij.

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama sot po qëndron në Kosovë dhe do të marrë pjesë në promovimin e librit “Përplasja e madhe”, me autor, nënkryetarin e Kuvendit të Kosovës Enver Hoxhaj.

Në këtë promovim libri, merr pjesë edhe kryetari i BDI-së Ali Ahmeti.

Sipas agjendës së publikuar, kryeministri i Shqipërisë Edi Rama dhe kryeministri Albin Kurti, pas përfundimit të mbledhjes së dy qeverive, Rama sot merr pjesë edhe në promovimin e librit “Përplasja e madhe” të nënkryetarit të Kuvendit të Kosovës, Enver Hoxhaj, ish-ministër i jashtëm.

Libri, flet për luftën hibride të Rusisë kundër Kosovës dhe Ballkanit, përvojat dhe situatat e ndryshme që Hoxhaj sa ishte ministër i jashtëm i Kosovës kishte hasur, e që lidheshin me luftën e Rusisë kundës Kosovës.

Vizita e kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama nisi dje dhe i shoqëruar me disa ministra të kabinetit të tij, ai vizitoi familjen e ish-presidentit të Kosovës Hashim Thaçi dhe po ashtu, vizitoi dy nga fabrikat eksportuese më të mëdha kosovare.