Humbën jetën 4 persona, Policia e Kosovës jep detaje rreth aksidentit në Rrugën e Kombit

Policia e Kosovës jep detaje rreth aksidentit në Rrugën e Kombit ku humbën jetën 4 kosovarë.

Policia e Kosovës është deklaruar rreth aksidentit tragjik që ndodhi në Rubik, ku humbën jetën katër persona nga Kosova.

Një aksident tragjik ka ndodhur sonte në Rrugën e Kombit, ku kanë humbur jetën katër shtetas të Kosovës, në mesin e tyre edhe dy fëmijë, ndërkaq një 3-vjeçare ka arritur që të shpëtojë.

Sipas raportimeve të deritanishme dyshimet e para janë se makina me të cilën udhëtonte familja nga Kosova ka tentuar të parakalojë automjetet para tij në një pikë kthese.

Në anën tjetër, zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Bajram Krasniqi, ka thënë për lajmi.net, se janë në kontakt me Policinë e Shqipërisë në lidhje me këtë aksident, i cili ka ndodhur rreth orës 19:00.

“Sot, më 14.01.2021 rreth orës 19:00 është pranuar një informatë nga Qendra e Përbashkët e Bashkëpunimit KS-AL në PKK Vermicë, se në ‘Rrugën e Kombit’ në pjesën e Republikës së Shqipërisë, ka ndodhur një aksident trafiku me fatalitet, dyshohet se si pasojë e aksidentit kanë humbur jetën katër persona shtetas të Republikës së Kosovës. Ne jemi në kontakt me autoritet policore të Republikës së Shqipërisë dhe për detaje tjera u njoftojmë më kohë”, ka thënë Krasniqi.

Theksojmë se 3-vjeçarja është duke u trajtuar në Spitalin e Traumës në Tiranë, përderisa viktimat janë dërguar në murgun e Kukësit.

Po ashtu, ambasadori i Kosovës në Shqipëri, Nait Hasani, ka bërë të ditur se viktimat janë nga rrethina e Prishtinës.

VINI RE ! - Lajmi qe eshte portuar eshte mare nga portalet tjere. Nese preke privatesine ky lajme ju lutem na informoni ne facebook ne e fshijme lajmin menjehere. Nuk mbajme persiper per lajmet e postuara. KosovaToday nuk eshte Agjensi per Lajme vetem riboton lajmet nga portalet tjere. Me respekt KosovaToday.
Reklamat e meposhtme jane te kompanise MGID nese blini dicka nuk garanton KosovaToday - Jan Reklama te Kompanise MGID.

Lajme te ngjajshme !

Lajme te ngjajshme !