I dërguari i BE flet pas takimit në Bruksel: Kurti e Vuçiç bënë deklarata të sinqerta, të dy u pajtuan për…!


I dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, ka thënë se takimi i së martës në mes të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, dhe presidentit serb, Aleksandar Vuçiç, nuk ka qenë i lehtë, mirëpo është e rëndësishme që ka ndodhur.

Ai ka deklaruar se procesi i dialogut do të vazhdojë para fundit të korrikut.

“Të dy liderët kanë pasur deklarata të sinqerta rreth asaj se çfarë duan palët nga dialogu. Për Bashkimin Evropian është e rëndësishme që të dy liderët konfirmuan se nuk ka rrugë tjetër përveç normalizimit të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë”, ka thënë Lajçak pas takimit.

Sipas tij, si Kurti, ashtu edhe Vuçiç janë pajtuar për normalizim të marrëdhënieve përmes dialogut.

Sipas Lajçakut, blloku evropian, bashkë me popullin e Kosovës dhe atë të Serbisë, kanë pritshmëri të larta nga të dy liderët, që të tejkalojnë trashëgiminë e së kalurës dhe ta shtyjnë Kosovën dhe Serbinë drejt të ardhmes evropiane.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë pas takimit se në tavolinë ka prezantuar ide të reja, ku njëra ndër to ishte edhe nënshkrimi i një marrëveshjeje të paqes, ku Kosova dhe Serbia do të zotoheshin që nuk do ta sulmojnë njëra-tjetrën dhe “në këtë mënyrë t’i kontribuojmë paqes dhe sigurisë në rajonin tonë dhe më gjerë”.

Kurti ka thënë edhe se gjatë takimi ka ngritur edhe çështjen e personave të pagjetur, që sipas tij, është çështje “që nuk pret”.

“Për çështjen e të pagjeturve, të të zhdukurve me dhunë, duhet larguar nga pozita që ka dhe duhet marrë në pyetje kreun e delegacionit serb, z. Veljko Odaloviq, i cili në vitet 1997-1999, ishte ‘naçelnik i qarkut të Kosovës’, dhe udhëhiqte me Kosovën e okupuar bashkë me Zoran Angjelkoviq”, ka thënë Kurti.

Ndërkaq, presidenti i Serbisë, Vuçiç, tha se nuk ka rënë dakord me Kurtin “absolutisht për asgjë”.

“Ata erdhën që të merren vesh për asgjë, absolutisht për asgjë”, ka thënë ai.

Ndërkaq, takimit, presidenti i Serbisë, Vuçiq tha se nuk ka rënë dakord me Kurtin “absolutisht për asgjë”.

“Ata erdhën që të merren vesh për asgjë, absolutisht për asgjë”, u ka thënë Vuçiq gazetarëve pas takimit.

Sipas tij, pala e Kosovës nuk dëshiron të plotësojë marrëveshjet që kanë nënshkruar./REL

The post I dërguari i BE flet pas takimit në Bruksel: Kurti e Vuçiç bënë deklarata të sinqerta, të dy u pajtuan për…! appeared first on Hapur.


Na lexoni...

Edhe informacione tjera

Mundesia me shume...
Pamje me shume...