Tea dhe Andi janë duke u konsoliduar si çift në emisionin “Përputhen”. Por në puntatën e djeshme, Bora Zemani u shpreh se Andi ka disa ditë që nuk po komunikon me stafin e emisionit.
Lexo edhe: Andi largohet nga “Përputhen”? Veprimi i tij i fundit habit ndjekësit
Së fundmi, Tea i është përgjigjur disa pyetjeve të ndjekësve në Instastory. Njëri prej tyre e ka pyetur Tean nëse ajo do të largohej sikur Andi të mos pranonte të kthehej më në program.
“Sigurisht që po”, ka qenë përgjigjia e Teas. Ndërkaq, një fans i ka kërkuar Teas të publikojë bisedën e fundit me Andin dhe ajo ua ka plotësuar dëshirën.
Në bisedën e publikuar, shihet se Tea i ka dërguar Andit një foto të tijën me Eminin dhe i shkruan “Foli Eminit Andi, i ke thyer zemrën”, ndërsa Andi e ka pritur me të qeshura këtë mesazh.
The post “I ke thyer zemrën”, Tea zbulon mesazhet private me Andin, tregon ç’do bëjë nëse ai nuk kthehet tek Përputhen appeared first on Zonë E Lirë.