I riu me dy mbiemra që bëri lëmsh Drejtësinë, zbardhet skema e arratisjes nga Italia në Belgjikë

37-vjeçari, Ergust Dumitru (Bubeqi) është arrestuar ditën e djeshme nga Policia e Vlorës, pasi drejtësia italiane e kishte shpallur në kërkim ndërkombëtarë si autor i disa veprave penale.

Policia njoftoi se Ergust Dumitru ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet italiane, pasi Gjykata e Apelit Aquila, Itali, në vitin 2018, e ka dënuar me 9 vjet e 10 muaj burg, për kryerjen e veprave penale “Shfrytëzim prostitucioni”, “Trafik narkotikësh” dhe “Vjedhja me dhunë”, parashikuar nga Kodi Penal italian.

Në vitin 2008, karabinierët e Pescaras, në operacionin “Carpe Diem”, nën drejtimin e prokurorit të Antimafia të Aquila, kishin arrestuar Bubeqin së bashku me 27 persona të tjerë, si anëtar i një organizate kriminale e të përbërë nga të paktën 60 persona, përfshirë romë dhe shqiptarë.

Mediat vendase raportojnë se këta persona kishin bere nje pakt për administrimin e fluksit të trafikut të drogës nga jashtë për në Abruzzo dhe më pas do ta shperndanin në të gjithë tregun Italian. Pas ekzekutimit të masës ‘arrest me burg’ në vitin 2018, Bubeqi kishte humbur gjurmët dhe policia nuk kishte më asnjë shenje te tij.

Por hetimet i lejuan karabinierët e Vastos dhe Montesilvano të rindërtojnë skemën e “zhdukjes” dhe u zbulua se Bubeqi ka përdorur dokumentet false. Përmes përdorimit të dokumenteve false ai u transferua në Belgjikë dhe më pas u kthye në Shqipëri, ku ndryshoi në mënyrë të ligjshme mbiemrin, duke marrë atë të gruas së tij rumune, që jeton në San Salvo.

Kështu nëpërmjet rindërtimit të skemës së arratisjes së Bubeqit, Zyra e Prokurorisë Publike të Aquila nxori menjëherë një urdhër arresti ndërkombëtar, ku u bë e mundur edhe kapja e tij ditën e djeshme.

VINI RE ! - Lajmi qe eshte portuar eshte mare nga portalet tjere. Nese preke privatesine ky lajme ju lutem na informoni ne facebook ne e fshijme lajmin menjehere. Nuk mbajme persiper per lajmet e postuara. KosovaToday nuk eshte Agjensi per Lajme vetem riboton lajmet nga portalet tjere. Me respekt KosovaToday.
Reklamat e meposhtme jane te kompanise MGID nese blini dicka nuk garanton KosovaToday - Jan Reklama te Kompanise MGID.

Lajme te ngjajshme !

Lajme te ngjajshme !