Icardi në Serie A? Vjen lajmi i madh


Rikthimi në Serie A, tashmë gjithçka në duart e Icardit.

Mauro Icardi tek skuadra e Paris Saint Germain duket se nuk më çfarë të ofrojë.

Skuadra franceze e ka ndarë tashmë mendjen dhe nuk e ka ndërmend ta mbajë argjentinasin për një sezon më shumë.

Juventus tani i ka hapur dyert për argjentinasin duke marrë parasysh faktin që të paktën njëri prej Ronaldos, Dybalas ose Moratas do largohen këtë verë dhe do ketë hapësira të mjaftueshme për ardhjen e tij.

E përditshmja franceze L’Equipe raporton që e ardhmja e sulmuesit tashmë duket e vulosur.

Por Zonja e Vjetër duhet të ketë kujdes pasi edhe Roma ka hyrë fuqishëm në garë dhe pas ardhjes së Mourinhos në kryeqytet gjërat kanë ndryshuar plotësisht.


Na lexoni...

Edhe informacione tjera

Mundesia me shume...
Pamje me shume...