Idrizi, PDK: Vdekja dramatike e të riut nga Gjilani është përgjegjësi e Qeverisë që dështoi në memaxhim

Veseli: Vdekja tragjike e të riut në karantinë mbartë përgjegjegjësi shtetërore

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Valdete Idrizi i ka shprehur ngushëllime familjes së të riut nga Gjilanini cili vdiq sot tragjikisht pasi ra nga konvikti i karantinës në Prishtinë.

“Ky është një dështim i rëndë institucioneve shtetërore të ministrisë së shëndetësisë, të cilat kanë përgjegjësi për shëndetin dhe mirëqënien e jetës së qytetarëve që privohen nga liria e lëvizjes e izolohen në karantinë”, ka shkruar Idrizi në faqen e saj në Facebook.

Deklarata e plotë e Valdete Idrizit:

Ngushëllimet më të sinqerta për të riun nga Gjilani që humbi jetën sot në mënyrë dramatike në karantinën e krijuar në Qendrën e Studentëve në Prishtinë. Ky është një dështim i rëndë institucioneve shtetërore të ministrisë së shëndetësisë, të cilat kanë përgjegjësi për shëndetin dhe mirëqënien e jetës së qytetarëve që privohen nga liria e lëvizjes e izolohen në karantinë.

Për ditë me radhë mediat kanë nxjerrë raportime për militantë të Vetëvendosjes që kanë dalë para kohe prej karantinës, me justifikimin se kanë probleme të shëndetit mendor. Ndërkohë që 26-vjeçari nga Gjilani i cili është hedhur nga kati i katërt sot duke vrarë veten, duket se ka vuajtur nga çregullime psikiatrike ose psikologjike, por nuk ka marrë kujdesin specifik për të cilin ka pasur nevojë.

Përveçse për qytetarë që kanë dalë nga karantina paligjshëm, mediat kanë raportuar edhe për një numër të madh qytetarësh që janë riatdhesuar nga jashtë por që nuk janë detyruar që të futen në karantinë, dhe ky fakt lë të dyshohet për standarde të dyfishta e përzgjedhje selektive.

Prandaj nevojiten sa më shpejt hetime për ta zbardhur ngjarjen dhe për të vënë para përgjegjësisë të gjithë zyrtarët e implikuar, përfshi këtu edhe nivelet politike që kanë pasur përgjegjësi për administrimin korrekt të karantinës.

VINI RE ! - Lajmi qe eshte portuar eshte mare nga portalet tjere. Nese preke privatesine ky lajme ju lutem na informoni ne facebook ne e fshijme lajmin menjehere. Nuk mbajme persiper per lajmet e postuara. KosovaToday nuk eshte Agjensi per Lajme vetem riboton lajmet nga portalet tjere. Me respekt KosovaToday.
Reklamat e meposhtme jane te kompanise MGID nese blini dicka nuk garanton KosovaToday - Jan Reklama te Kompanise MGID.

Lajme te ngjajshme !

Lajme te ngjajshme !