IKD reagon ndaj arrestimit të kameramanit të Albion Selitaj gjatë kryerjes së detyrës

Humb jetë aksidentalisht 16-vjeçari nga Kosova në Gjermani.

Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD) reagon ndaj arrestimit të kameramanit të Agjencisë së Lajmeve “Ekonomia Online”, Albion Selitaj, nga Policia e Kosovës (PK), derisa i njëjti ishte duke mbuluar ngjarjen nga ndërhyrja e Agjencisë Kosovare të Privatizimit për të marrë në administrim ndërmarrjen e re “Agrokosova Holding”, apo ish-ndërmarrjen “NBI Suhareka”.

IKD vlerëson se një qasje e tillë ndaj kameramanit Selitajt nga ana e Policisë së Kosovës bie në kundërshtim me parimet dhe vlerat që i promovon Kushtetuta dhe ligjet pozitive të Republikës së Kosovës, lidhur me lirinë e shprehjes, lirinë e mediave dhe informacionit. Arrestimi i tij gjatë kryerjes së detyrës është përpjekje e drejtpërdrejtë për kufizim të lirisë së shprehjes dhe lirisë për të informuar.

Veprimi i tillë nga ana e zyrtarëve policorë është i papranueshëm dhe shkel parimet dhe vlerat bazike në një shoqëri demokratike.

IKD fton publikisht Inspektoratin Policor të Kosovës (IPK) që në kuadër të kompetencave dhe përgjegjësive ligjore të ndërmarr veprime që përcakton ligji në mënyrë të pavarur, paanshme dhe të drejtë.