IKShPK pas rritjes së rasteve me koronavirus: Mbani maskat në ambiente të mbyllura, vaksinohuni

PDK propozon që bashkë me hekurudhën, Kosova të lidhet edhe me fibra optik dhe me tubin e gazit amerikan në Shqipëri

Rritja e rasteve, IKShPK: Mbani maskat në ambiente të mbyllura, vaksinohuni.

Instituti i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka bërë thirrje për vaksinim pas rritjes së rasteve me COVID-19, gjatë ditëve të fundit në vend.

Përmes një njoftimi, IKShPK apelon për mbajtjen e maskës në ambiente të mbyllura dhe fton për kujdes të shtuar.

Më poshtë njoftimi i plotë:

Ju lutemi bartni maskat në ambiente të mbyllura dhe vaksinohuni!

Kosova po vazhdon të shënojë shtim të rasteve të reja të COVID-19 me tendencë të rritjes ditët në vijim.

Fatkeqësisht sot janë raportuar dy raste të vdekjes nga kjo sëmundje!

Në vende të ndryshme të botës, po regjistrohen raste të shumta të COVID-19, sepse pandemia COVID-19 nuk ka mbaruar.

IKSHPK është duke vazhduar pandërprerë me testimin dhe gjurmimin e të gjitha rasteve, kontakteve të rasteve në komunitet dhe diagnostikimin laboratorik andaj të gjithë personat me kokëdhimbje, kollitje, dhembje fyti, vështirësi në frymëmarrje, rrjedhje hundësh, temperaturë, plogështi, humbje e shijes, rekomandohen të testohen.

Me qëllim të përforcimit të imunitetit dhe parandalimit të rasteve të reja dhe formave të rënda të sëmundjes, qytetarët këshillohen që vaksinohen, me dozën e parë të dytë dhe të tretë mund të vaksinohen të gjithë personat e moshës mbi 12 vjeç; me dozën e katërt, mund të vaksinohen personat e moshës mbi 60 vjeç, me kusht që të kenë kaluar katër muaj nga marrja e dozës së tretë.

MSh dhe IKSHPK rekomandojnë qytetarët që përkundër situatës së qetë dhe stabile epidemiologjike në vend, të jenë të kujdesshëm në zbatimin e masave preventive kundër sëmundjeve ngjitëse dhe të vaksininohen kundër COVID-19.