Ilaçi që bëri “mrekullinë”/ OBSH pezullon testimin, dyshohet për pasoja negative tek pacientët

Organizata Botërore e Shëndetësisë ka pezulluar përkohësisht testimin klinik të hidroksiklorinës si një trajtim i mundshëm për COVID-19. Vendimi u mor pas një publikimi në revistën mjekësore The Lancet, javën e kaluar, ku thuhej se përdorimi i ilaçit te pacientët me COVID-19 mund t’i rrisë shanset e tyre për të vdekur, tha shefi i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus.

Në një konferencë virtuale për mediat, ai tha se i ashtuquajturi Testim i Solidaritetit, ku qindra spitale të vendeve të ndryshme të botës kanë ndarë pacientë për të testuar lloje të ndryshme të trajtimeve për koronavirus, ka pezulluar trajtimin e hidroksiklorinës.

“Të premten, revista shkencore ‘Lancet’, publikoi një studim lidhur me monitorimin e hidrosiklorokinës dhe efektet që kishte tek pacientët me koronavirus të shtruar në spital. Autorët pretendojnë se mes pacientëve që u trajtuan me këtë ilaç, shkalla e vdekshmërisë ishte më e lartë”, u shpreh Adhanom Ghebreyesus. Tedros tha se pezullimi do të vlejë derisa të rishikohen të dhënat.

Hidroksiklorina përdoret normalisht për të trajtuar artritin, por deklaratat e figurave publike, si ato të presidentit amerikan, Donald Trump, i cili ka thënë javën e kaluar se po e merr ilaçin, kanë nxitur qeveritë që të blejnë hidroksiklorinë me shumicë.

VINI RE ! - Lajmi qe eshte portuar eshte mare nga portalet tjere. Nese preke privatesine ky lajme ju lutem na informoni ne facebook ne e fshijme lajmin menjehere. Nuk mbajme persiper per lajmet e postuara. KosovaToday nuk eshte Agjensi per Lajme vetem riboton lajmet nga portalet tjere. Me respekt KosovaToday.
Reklamat e meposhtme jane te kompanise MGID nese blini dicka nuk garanton KosovaToday - Jan Reklama te Kompanise MGID.

Lajme te ngjajshme !

Lajme te ngjajshme !