Incident me armë në Kaçanik, një i vrarë dhe një i plagosur

Rama flet pas takimit në burgun e Hagës: Thaçin e gjeta në top formë (VIDEO)

Një person ka humbur jetën si pasojë e plagëve të marra nga të shtënat me armë zjarrin në Kaçanik. Saktësisht ngjarja raportohet të ketë ndodhur në pjesën e njohur si “Fusha e Pajtimit”, përballë varrezave të qytetit.Të shtënat me armë janë dëgjuar rreth orës 14:00.

Lidhur me këtë rast, nga Policia e Kosovës për rajonin e Ferizajt kanë deklaruar se policia ka pranuar informatën se dy persona kanë marrë plagë nga arma e zjarrit.

“Policia e kishte marrë informacionin se dy persona kishin marrë plagë nga arma e zjarrit. Mjeku prezent në vendin e ngjarjes e ka konfirmuar vdekjen e viktimës. Ndërsa, personi tjetër i lënduar është transportuar për ndihmë mjekësore në Ferizaj, dhe më pas në Prishtinë”, ka thënë zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli. Gjithashtu Veseli shtoi se policia është në vendin e ngjarjes dhe se po heton zbardhjen e këtij rasti. Policia po ashtu është në kërkim të personave të dyshuar./EkonomiaOnline