Infektime me COVID-19 në universitetet e SHBA-së

Astronautët po kthehen në tokë Nga një anketë e gazetës New York Times me 270 kolegje dhe universitete amerikane del se midis studentëve dhe stafit ka patur 6.600 infeksione me COVID-19 dhe 14 vdekje të lidhura me koronavirusin. Qindra universitete ndër 1,000 të kontaktuara nga gazeta nuk iu përgjigjën pyetjeve të anketës. Statistikat nuk përfshijnë shifrat për semestrin e vjeshtës që tashmë ka filluar në disa universitete. Gazeta shkruan se “këto të dhëna, që thuajse pa dyshim nuk pasqyrojnë realitetin e plotë, tregojnë rreziqet me të cilat përballen kolegjet në përgatitjet për një vit shkollor në kushtet e pandemisë”. Zyrtarët amerikanë të arsimit po përpiqen të ndërtojnë modele të ndryshme se si t’i mbrojnë më mirë studentët dhe stafin nga virusi. Disa universitete i kanë zhvendosur të gjitha leksionet në internet, ndërsa të tjera po zbatojnë një përzierje të mësimit në klasë dhe atë on-line. Në SHBA, numri i përgjithshëm i të konfirmuarve me COVID-19 është rreth 4,6 milion dhe i të vdekurve 154,450.

VINI RE ! - Lajmi qe eshte portuar eshte mare nga portalet tjere. Nese preke privatesine ky lajme ju lutem na informoni ne facebook ne e fshijme lajmin menjehere. Nuk mbajme persiper per lajmet e postuara. KosovaToday nuk eshte Agjensi per Lajme vetem riboton lajmet nga portalet tjere. Me respekt KosovaToday.
Reklamat e meposhtme jane te kompanise MGID nese blini dicka nuk garanton KosovaToday - Jan Reklama te Kompanise MGID.

Lajme te ngjajshme !

Lajme te ngjajshme !