Infermierët dhe stafi mbështetës i angazhuar për COVID-19 protestojnë të hënën

Të hënën protestojnë infermierët dhe stafi mbështetës i angazhuar për COVID-19.

Të hënën do të protestojnë infermierët dhe stafi mbështetës i angazhuar për COVID-19, për shkak të mosvazhdimit të kontratave.

Protesta pritet të fillojë në ora 10:00 dhe të zgjasë gjysmë orë, para objektit të qeverisë, përcjell Klankosova.tv.

Përmes një njoftimi ata bëjnë të ditur se protesta do të jetë paqësore.

“Ne stafi mbështetës COVID-19 në mënyrë paqësore, do të shprehim pakënaqësitë tona lidhur me kontratat”, thuhet në njoftim.

Ndryshe, Ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi në komisionin e javës së kaluar u shpreh se do të takohen me akterët, qeverinë dhe Ministrinë e Financave, për të parë saktë se sa lejojnë mundësitë ligjore punësimin e tyre.