Instagram me një update të ri për prindërit

Telefonat celularë: Nëse keni Android fshijini menjëherë këto aplikacione

Kompania Meta, që ka në pronësi Instagram, ka vendosur të lançojë një opsion për të gjithë prindërit të cilët duan të monitorojnë postimet dhe veprimet e fëmijëve në këtë rrjet social.

Opsioni do të aktivizohet fillimisht vetëm në Mbretërinë e Bashkuar.

Prindërit, nëpërmjet këtij opsioni, do të mund të vendosin një limit kohor se sa mund të qendrojnë në Instragram fëmijët e tyre dhe mund të shohin çdo postim dhe arsyen pse e ka postuar.

Në vitin 2021, Instagram ndërpreu planet për të krijuar një platformë Instagram për fëmijët nën moshën 13 vjeç, pas një reagimi të ashpër.

Gjithashtu vitin e kaluar, Wall Street Journal raportoi se Meta kishte kryer disa kërkime që zbuluan se adoleshentët fajësuan Instagramin për rritjen e ndjenjave të ankthit dhe depresionit – dhe më pas e mbajtën të fshehtë studimin.