Instituti Shëndetësor del me njoftim urgjent: Kujdes nga kjo që po bëni sot

Mjeku Valbon Krasniqi tregon për gjendjen e pacientëve me koronavirus në Infektivë

Me vendim të Ministrisë së Shëndetësisë nga sot janë hequr disa masa kufizuese të cilat parandalonin përhapjen e koronavirusit në vendin tonë.

Me heqjen e tyre ka filluar edhe dalje me masive nga qytetarët në gjithë vendin. Fluksi i madh i njerëzve ka shqetësuar drejtuesit e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës, përcjell ORAinfo.

Ata kanë kërkaur që edhe me tutje të vazhdojnë masat e distancimit fizik dhe mbajtja e maskave. /ORAinfo/

Me poshtë postimi i plotë i IKSHPK-së:

Vazhdojnë masat e distancimit fizik dhe mbajtja e maskave

Të nderuar qytetarë!

Sot vërehet fluks i shtuar i qytetarëve kudo nëpër Kosovë. Kjo është sjellje e rrrezikshme dhe lehtësimi i lëvizjes nuk nënkupton mosrespektimin e rekomandime të Institutit Kombëtar dhe Ministrisë së Shëndetësisë me mbajten e distancimit fizik dhe mbajtjen e maskave në vendet publike

Ju lutemi të keni kujdes sepse akoma ekziston rrezik i përhapjes në vendet ku ka grumbullim të madh të njerëzve.

Luten institucionet për mbajtjen e rendit dhe inspektoratet për angazhim të shtuar gjatë ditëve në vijim.

QYTETARË TË NDERUAR!

JU LUTEMI TË RESPEKTONI MASAT E SHPALLURA TË PARANDALIMIT NGA INSTITUTI KOMBËTAR DHE MINISTRIA E SHËNDETËSISË!RUAJENI SHËNDETIN TUAJ!PAKUJDESIA KUSHTON ME JETË!

AKOMA NUK KA KALUAR RREZIKU, ANDAJ

QËNDRONI NË SHTËPI, KJO UA SHPËTON JETËN!MBANI DISTANCË FIZIKE PËR SË PAKU 2 METRA!NA NDIHMONI PAK QË TË JU NDIHMOJMË SHUMË!

Ju faleminderit për mirëkuptim!

Mjeku Valbon Krasniqi tregon për gjendjen e pacientëve me koronavirus në Infektivë

VINI RE ! - Lajmi qe eshte portuar eshte mare nga portalet tjere. Nese preke privatesine ky lajme ju lutem na informoni ne facebook ne e fshijme lajmin menjehere. Nuk mbajme persiper per lajmet e postuara. KosovaToday nuk eshte Agjensi per Lajme vetem riboton lajmet nga portalet tjere. Me respekt KosovaToday.
Reklamat e meposhtme jane te kompanise MGID nese blini dicka nuk garanton KosovaToday - Jan Reklama te Kompanise MGID.

Lajme te ngjajshme !

Lajme te ngjajshme !