Inter e mbyll sezonin në pozitën e dytë

Inter ka marrë tri pikë në ndeshjen ndaj Atalantas. Inter janë nënkampionët e Serie A. Skuadra ‘Zikaltër’ ka shënuar fitore në xhiron e fundit të këtij sezoni, kundër Atalanta, me rezultatin 0:2. Lojtarët e Antonio Conte arritën të zhbllokojnë rezultatin në minutën e parë të takimit, me anë të Danilo D’Ambrosio. Kurse, atëherë kur luhej minuta e 20’ u vendos gjithçka në derbin mes Atalanta dhe Inter, pasi Ashley Young shënoi për 0:2. Goli i Young doli të ishte ai i rezultatit final të këtij takimi. Me këtë fitore, Inter shkon në kuotën e 82 pikëve, në pozitën e dytë në tabelë, me një pikë më pak sesa Juventus dhe me 4 pikë më shumë sesa Atalanta që mbetet në pozitën e tretë.

VINI RE ! - Lajmi qe eshte portuar eshte mare nga portalet tjere. Nese preke privatesine ky lajme ju lutem na informoni ne facebook ne e fshijme lajmin menjehere. Nuk mbajme persiper per lajmet e postuara. KosovaToday nuk eshte Agjensi per Lajme vetem riboton lajmet nga portalet tjere. Me respekt KosovaToday.
Reklamat e meposhtme jane te kompanise MGID nese blini dicka nuk garanton KosovaToday - Jan Reklama te Kompanise MGID.

Lajme te ngjajshme !

Lajme te ngjajshme !