Inter e transferon yllin e Kombëtares shqiptare

Kristjan Asllani ka arritur marrëveshje me klubin e madh italian, Inter.

Mediat më të njohura italiane raportojnë se një marrëveshje veçse është arritur dhe Asllani do të jetë lojtari më i ri i zikaltërve.

Ai ka impresionuar edicionin e kaluar me Empolin, duke tërhequr vëmendjen e nënkampionit italian.

Mesfushori shqiptar do të kalojë te Interi në formë huazimi për rreth 4 milionë euro me një opsion blerjeje për 10 milionë euro të tjera në fund të sezonit.

Asllani është vetëm 20 vjeç dhe ka katër paraqitje për Shqipërinë deri më tani.