Inter mposht Juventusin, fiton Kupën e Italisë

Interi e fiton Kupën e Italisë.

Interi ka arritur ta fitojë Kupën e Italisë, duke e mposhtur Juventusin në finalen e madhe me rezultat 2:4.

Ndeshja ishte e paparashikueshme, teksa dy ekipet e patën epërsinë në anën e tyre, shkruan Gazeta Express.

Ishte Nicolo Barella që shënoi super gol në minutën e shtatë për t’i kaluar zikaltrit në epërsi.

Me rezultatin 0:1 u mbyll edhe pjesa e parë e ndeshjes.

Alex Sandro barazoi rezultatin në minutën e 50-të, kurse dy minuta më vonë Vlahovic përmbysi gjithçka dhe kaloi “Zonjën e Vjetër” në epërsi.

Shifrat u barazuan sërish në minutën e 80-të, kur Calhanoglu shënoi nga penalltia.

Ndeshja shkoi pastaj në vazhdime, ku Interi u tregua më i fortë.

Ivan Perisic riktheu epërsinë e Interit në minutën e 98-të duke shënuar nga penalltia, kurse katër minuta më vonë, sërish Perisic shënoi për 2:4.

Kështu, Interi i gëzohet titullit të Kupës së Italisë, kurse është ende në garë për titullin në Serie A.