Inter pasi u shpall kampion tregon ‘dhëmbët’, po i transferon dy yje nga Bundesliga


Fali Ramadani takim me Marottan: Ofron 2 yjet e Bundesligës.

Një takim është zhvilluar në mes të agjentit Fali Ramadani dhe Beppe Marottas sa i përket merkatos verore ku Ramadani i ka ofruar shërbimet e dy futbollistëve të tij.

Bëhet fjalë për Jerome Boateng dhe Luka Jovic të cilët mund të jenë në shërbim të Neroazzurëve në qoftë se Marotta është i pajtimit.

Mbrojtësi i Bayern do të largohet nga bavarezët këtë verë për shkak të skadimit të kontratës ndërkohë që ylli i madrilenëve që është i huazuar tek Eintracht Frankfurt nuk bën pjesë më në planet e Zidane.

Jerome Boateng dëshiron një kontratë 3 vjeçare me një pagë prej 4.5 milionë eurosh në sezon ndërkohë që sulmuesi serb kontratë 4 vjeçare me një pagë vjetore rreth 5 milionë euro.

Boateng ka më shumë mundësi që të vijë në Milano për shkak se Inter nuk është e detyruar që ti paguajë asgjë Bayern për shkak të kontratës së tij ndërkohë që mundësitë që Jovic të zbarkojë në Giuseppe Meazza janë të vogla.


Na lexoni...

Edhe informacione tjera

Mundesia me shume...
Pamje me shume...