Ironizon analisti kosovar: Takimet e Kurtit në Amerikë, si të Petrit Selimit e Uranik Begut

Amerika përkrah anëtarësimin e Republikës së Kosovës në NATO!

Analisti Petrit Zogaj ka komentuar takimet e kryeministrit Albin Kurti në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke thënë se niveli i tyre është me ato të Drejtorit të MCC për Kosovë, Petrit Selimi dhe drejtorit të ICK-së në Kosovë, Uranik Begu.

Ky postim i Zogajt vjen pasi që nga e premtja, Kurti ka takuar vetëm kryeshefen e MCC-së, Albright dhe ka vizituar kompaninë LinkedIn në San Francisco të Kalifornisë.

“Aktualisht, niveli i vizites se KM Kurtit ne US eshte me ato qe Petrit Selimi do t’i bente ne MCC, e qe i ka bere me dhjetra here, ose Uranik Begu nga ICK-ja qe mund t’i bente ne Silicon Valley. Nderkohe qe dy te fundit jane drejtora ekzekutiv ne fondacionet ose komunitetet qe udhëheqin”, ka shkruar Zogaj.

Amerika përkrah anëtarësimin e Republikës së Kosovës në NATO!

Ai ka thënë se takimet e Kurtit si lider shteti do të duhej të ishin takime politike gjatë vizitës në Amerikë.

“Kurti eshte perfaqesuesi me i larte politik i Kosoves, e ku takimet politike do te duheshin me qene ne qender te cfaredo vizite te tij ne US. Me nje fjale, s’po e ben as politikanin, e as sipermarresin privat”, ka shkruar ai.

Ndryshe, Kurti ndodhet në SHBA nga dita e premte, dhe deri më tani ka njoftuar për takime në MCC dhe në kompaninë teknologjike Linkedin në qytetin e San Franciscos.

Shefi i qeverisë kishte deklaruar se në ShBA do të qëndrojë 10 ditë apo dy javë, por deri më tani s’ka realizuar ndonjë takim në Shtëpinë e Bardhë, Departament të Shtetit apo Dhomën e Përfaqësuesve.