Isa Mustafa flet për Vjosa Osmanin: Meqë qenka kaq e madhe, le ta provojë veten pa LDK-në

Isufi për Haradinajn: E propozuam para se të na vinte një president nga zarfi

Mustafa thotë se meqë Vjosa Osmani qenka kaq e madhe, le ta provojë veten pa LDK-në.

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, ka folur rreth statusit të Vjosa Osmanit, ku e kishte quajtur si njeri që nuk ka asnjë pikë njerëzillëku.

Mustafa tha se gjuha të cilën e kishte përdorur Osmani është gjuhë e komunizmit të Envër Hoxhës dhe sipas tij, asaj që i është ofruar përparësi maksimale në LDK është shprehur me një gjuhë shumë e rëndë.

“Kjo gjuhë më duket sikur gjuhë e zërit të popoullit të kohës së komunizimit të Enver Hoxhës në Shqipëri. Gjuhë shumë e rëndë, gjuhë të cilën as nuk e përdor, as nuk është gjuhë që ne e praktikojmë si gjuhë komunikimi mes vete. Një njeri që ne i kemi dhënë përparësi maksimale, i kemi ofruar cdo gjë në LDK, tani të shprehet me këtë gjuhë, për kryetarin e LDK-së, nuk e meriton as të diskutohet për të”, tha Mustafa.

Madje ai tha se nëse Osmani qenka aq e fortë, le të provojë të konkurojë pa LDK-në dhe le ta sheh se sa vota mundet me i pas.

“Meqë Vjosa Osmani qenka aq e fortë, aq e madhe, e aq e vlefshme tani e provon veten pa LDK-në dhe e sheh sa vota i ka pa LDK-në. E ftoj ta provojë, nëse don me e provu”, tha Mustafa.

VINI RE ! - Lajmi qe eshte portuar eshte mare nga portalet tjere. Nese preke privatesine ky lajme ju lutem na informoni ne facebook ne e fshijme lajmin menjehere. Nuk mbajme persiper per lajmet e postuara. KosovaToday nuk eshte Agjensi per Lajme vetem riboton lajmet nga portalet tjere. Me respekt KosovaToday.
Reklamat e meposhtme jane te kompanise MGID nese blini dicka nuk garanton KosovaToday - Jan Reklama te Kompanise MGID.

Lajme te ngjajshme !

Lajme te ngjajshme !