Isa Mustafa sot feston ditëlindjen, kaq vite ka mbushur sot


Isa Mustafa feston ditëlindjen e 70-të.

Ish-kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, sot feston ditëlindjen e 70-të. kryeministri i Kosovës

Ish-kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, , ka lindur më 15 maj 1951 në fshatin Prapashticë të Prishtinës.

Në vitin 2007 si kandidat i Lidhjes Demokratike të Kosovës, u zgjodh kryetar i komunës së Prishtinës dhe deri në vitin 2013 mbajti postin e kryetarit të Prishtinës.

Ndërsa, më 7 nëntor 2010 Isa Mustafa në Kuvendin e 7-të zgjedhor të Lidhjes Demokratike të Kosovës me 235 vota u zgjodh kryetar i LDK-së duke e mundur kundërkandidatin Fatmir Sejdiu i cili mori 124 vota.

Në kuadër të programeve të bashkëpunimit dhe ngritjes profesionale e shkencore ka qëndruar disa herë në Universitete të jashtme.

Ka udhëhequr dhe ka marrë pjesë në disa projekte vendëse dhe ndërkombëtare në fushën e zhvillimit ekonomik, sidomos ato që kanë të bëjnë me politikat fiskale, arsimin dhe zhvillimin ekonomik lokal. Ka botuar disa tekste universitare, tekste për shkolla të mesme si dhe punime të tjera shkencore dhe profesionale në vend dhe jashtë vendit.

Mustafa po ashtu është anëtar i rregullt i Akademisë së Arteve dhe Shkencave të Kosovës nga dhjetori i vitit 2012.


Na lexoni...

Edhe informacione tjera

Mundesia me shume...
Pamje me shume...