Ish ministri i Drejtësisë: Për 50 ditë qeverisje Albin Kurti tregoi sa i afërt është me Serbinë e sa larg me Shqipërinë

Parqet e zbrazura për 1 Maj, qytetarët po i zbatojnë vendimet

Tahiri i PDK: Për 50 ditë qeverisje Albin Kurti tregoi sa i afërt është me Serbinë e sa larg me Shqipërinë.

Deputeti i PDK-së, Abelard Tahiri, ka numëruar argumentet që kryeministri i në detyrë Albin Kurti për 50 ditë qeverisje ka konfirmuar se sa afër ka qenë me Serbinë e sa larg me Shqipërinë.

Zyrtari i lartë i PDK-së ka shkruar në faqen e tij në Facebook se Kurti ka përulur Republikën e Kosovës karshi Serbisë në disa raste, dhe në fund edhe duke e marrë për referencë Kushtetutën e Serbisë e cila e trajton Kosovës si territor serb.

Deklarata e plotë e deputetit Abelard Tahiri:

Për 50 ditë në qeverisje, Albin Kurti u përpoq ta përulte Republikën e Kosovës dhe qytetarët e saj karshi Serbisë, në mënyrë të turpshme, antikombëtare e antishtetërore.

1. E nisi me shkëmbimet gazmore me Bërnabiqin, duke harruar kauzën e tij. U hamend ta shndërrojë në vepër daljen në det të Serbisë përmes Kosovës, duke ia plotësuar kërkesën historike të saj.

2. Në kohë pandemie vazhdoi me dorëzimin e komunave veriore në duart e juridiksionit dhe pushtetit serb, duke i harruar zotimet për sovranitet në atë pjesë.

3. Përmes pranimit të 1000 testeve nga Serbia, rehabilitoi Vuçiqin si njeri human, personin që ishte pjesë e makinerisë së Millosheviqit, përgjegjësit për 13 mijë viktima civile në Kosovë.

4. U kujdes t’ia bëjë argatin Serbisë përmes këshilltarit të tij, që njeriun e përgatitur në Moskë e furnizuar në Beograd, Dik Martin, e quante si mik të Kosovës, e pjesëtarët e UÇK-së si kriminelë lufte.

5. Dhe kur nuk mund të pritej më shumë përulje nga një shqipfolës, ai e referoi për shqyrtim në Gjykatën Kushtetuese të Republikës së Kosovës, kushtetutën e Serbisë. Pra, kushtetutën në të cilën Kosova është pjesë e Serbisë, si territor, si shoqëri, si identitet e si histori.

50 dite qeverisje treguan se sa afër është Albin Kurti me Serbinë dhe sa larg me Shqipërinë.

VINI RE ! - Lajmi qe eshte portuar eshte mare nga portalet tjere. Nese preke privatesine ky lajme ju lutem na informoni ne facebook ne e fshijme lajmin menjehere. Nuk mbajme persiper per lajmet e postuara. KosovaToday nuk eshte Agjensi per Lajme vetem riboton lajmet nga portalet tjere. Me respekt KosovaToday.
Reklamat e meposhtme jane te kompanise MGID nese blini dicka nuk garanton KosovaToday - Jan Reklama te Kompanise MGID.

Lajme te ngjajshme !

Lajme te ngjajshme !