Ish presidentja Jahjaga në Shëngjin takon ish-funksionaret afgane që ikën nga regjimi i talebanëve

Gjendet i vdekur një person në Mitrovicë

Jahjaga në Shëngjin takon ish-funksionaret afgane që ikën nga regjimi i talebanëve.

Ish-presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga, edhe pas përfundimit të mandatit të saj si shefe e shtetit, po vazhdon të jetë shumë aktive në sferën publike, sidomos në aktivitete që ndërlidhen me fuqizimin e gruas.

Jahjaga në profilin e saj ka njoftuar se të hënën në Shëngin ka takuar gratë afgane që kishin ardhur në Shqipëri gjatë vitit të kaluara. Të gjitha gratë që ka takuar në Shëngjin deri në marrjen e Afganistanit nga talebanët kishin shërbyer si deputete, prokurore e gjenerale.

“Fatkeqësisht, gratë vazhdojnë të jenë më të atakuarat në rrethana konflikti dhe dhune. Por, nuk duhet nënvlerësuar roli kritik që gratë kanë në ndërtimin e paqes dhe zhvillimin demokratik të çdo shoqërie”, ka shkruar Jahjaga.

Njoftimi i plotë:

Sot në Shëngjin takova gratë afgane të ardhura në Shqipëri gjatë vitit të kaluar.

Edhe pse do të doja që ky takim të ishte në rrethana tjera, ishte kënaqësi të takoj dhe të bisedoj me gra të cilat deri në marrjen e pushtetit nga talebanët ushtronin funksione të rëndësishme shtetërore në Afganistan si deputete, prokurore e gjenerale.

Gjatë bashkëbisedimit, ndava të kaluarën e hidhur të Kosovës si dhe shpalosa rrugën që populli ka ndjekur deri në liri dhe pavarësi.

Fatkeqësisht, gratë vazhdojnë të jenë më të atakuarat në rrethana konflikti dhe dhune. Por, nuk duhet nënvlerësuar roli kritik që gratë kanë në ndërtimin e paqes dhe zhvillimin demokratik të çdo shoqërie.

Falenderoj Vital Voices që mundësoi realizimin e këtij takimi si dhe shpreh vlerësimin më të lartë për shtetin amerikan dhe shtetin shqiptar në strehimin dhe daljen në ndihmë këtyre grave, familjeve të tyre dhe të gjithë emigrantëve të tjerë.