Iu bë atentat në mes të Athinës/ Shqiptari lëvizte me jelek antiplumb, emër i njohur për policinë


Një atentat me armë zjarri ndodhi ndaj një shqiptari mbrëmjen e djeshme rreth orës 20:00 në mes të Athinës, por për fat, ai ka mbijetuar.

Mediat greke raportojnë se shqiptari, identiteti i të cilit nuk është bërë i ditur, është një emër i njohur për policinë greke. Një ditë para atentatit, ai u arrestua nga policia pasi u kap duke lëvizur me jelek antiplumb dhe me doza të vogla lënde narkotike.

Por sipas “CNN” Greqi, shqiptari mund të jetë liruar nga policia. Ai ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën pasi u plagos nga dy persona.

Dy autorët pas ngjarjes hipën në një taksi dhe nën kërcënimin e armës, e detyruan shoferin t’i çonte tek stacioni i Larisas. Por ata harruan armën brenda në makinë.

Policia dyshon se ngjarja ka ndodhur për prishje të pazareve të drogës, por nuk përjashton as pista të tjera.

The post Iu bë atentat në mes të Athinës/ Shqiptari lëvizte me jelek antiplumb, emër i njohur për policinë appeared first on Zonë E Lirë.


Mundesia me shume...
Pamje me shume...