Ivanka shfaqet në publik me maskë të zezë dhe zbulon pse Trump nuk mban maskë (FOTO)

E bija e presidentit amerikan Donald Trump, Ivanka u shfaq dje me maskë gjatë një vizite një fabrikë ushqimore në Maryland, ku punonjësit po përgatisnin pako ushqimore për familjet në nevojë gjatë periudhës së pandemisë.

Ivanka u shfaq me një maskë të zezë në fytyrë, me një flamur amerikan të vendosur në anë të majtë. Por vetëm një ditë më parë babai i saj ishte pa maskë duke bërë një vizitë të ngjashme në një tjetër fabrikë shkruan Dily Mail.

Në një komunikim me mediat Ivanka Trump shpjegoi se përse babai i saj nuk mban maskë: “Ka procedura të ndryshme për ndërveprimin me presidentin. Unë gjithmonë mbaj maskë kur janë me të, dhe si unë edhe të tjerët, prandaj ai vetë nuk ka nevojë ta bëjë”, tha ajo.
Trump ka thënë se për të maska “dërgon mesazhin e gabuar” duke e bërë të duket se ai shqetësohet për shëndetin e tij dhe jo për rihapjen e ekonomisë.

VINI RE ! - Lajmi qe eshte portuar eshte mare nga portalet tjere. Nese preke privatesine ky lajme ju lutem na informoni ne facebook ne e fshijme lajmin menjehere. Nuk mbajme persiper per lajmet e postuara. KosovaToday nuk eshte Agjensi per Lajme vetem riboton lajmet nga portalet tjere. Me respekt KosovaToday.
Reklamat e meposhtme jane te kompanise MGID nese blini dicka nuk garanton KosovaToday - Jan Reklama te Kompanise MGID.

Lajme te ngjajshme !

Lajme te ngjajshme !