Ja kur BE do të nis çështjen e liberalizmit të vizave për Kosovën

Me flokë të shkurta, Bora nuk po njihet më

Kosova po synon që sa më shpejtë të ketë liberalizim të vizave.

Ministri i Jashtëm i Austrisë Alexander Schallenberg ka thënë se integrimi europian në rrethanat aktuale është ndoshta më i rëndësishmi që nga përfundimi i Luftës së Dytë Botërore. Në këtë drejtim, ai ka thënë se BE duhet të jetë më e vëmendshme ndaj Ballkanit Perëndimor.

“Ne duhet të punojmë së bashku dhe shpresoj se deri në qershor do të hapim negociatat e anëtarësimit me Shqipërinë, Maqedoninë e Veriut dhe do të zgjidhim çështjen e liberalizimit të vizave me Kosovën, si dhe që Bosnje e Hercegovinës t’i jepet sa më shpejt statusi i kandidatit”.

Në një postim në Twitter, ai ka thënë se BE-ja ka humbur shumë kohë në Ballkanin Perëndimor, ndërsa për këtë të fundit tha se humbi durimin.

“Tani kemi një pikëpamje gjeostrategjike të gjërave. Kemi marrë vendime që kanë qenë të pamendueshme në BE deri më tani”, ka thënë Schallenberg në një panel ku u diskutua për perspektivën europiane të Ballkanit Perëndimor në Firencë të Italisë.