Ja kur Mane do të prezantohet si lojtar i Bayern Munchen

Kaq para do të paguajë Barça për Lewandowskin

Drejtori sportiv i Bayernit, Hasan Salihamdizic, tashmë ka konfirmuar se ka siguruar nënshkrimin e Sadio Mane.

“Ai po vjen”, tha ai të premten, pasi njerëzit nga klubi bavarez udhëtuan për në Liverpool për të marrë dritën jeshile nga Reds, përcjell ORAinfo.

Fabrizio Romano ka caktuar një datë për nënshkrimin e tij. Gazetari raporton se të martën do t’i nënshtrohet analizave mjekësore. Nëse gjithçka është mirë, ai do të nënshkruajë për Bayernin.

Kaq para do të paguajë Barça për Lewandowskin

Sadio Mane do të angazhohet te Bayerni deri në vitin 2025. Hapat e parë mes Liverpoolit dhe klubit gjerman thuhet se tashmë janë hedhur.

Për të bindur Liverpoolin, klubit të Mynihut iu desh të hidhte në tavolinë 32 milionë euro. Kësaj do t’i shtoheshin edhe gjashtë milionë euro të tjera në variabla, të cilat do të ishin të lehta për t’u paguar./ORAinfo/