Ja kur mund do të pranohet Kosova në Këshillin e Evropës

Hoxhaj fton miqtë e tij në KE ta mbështesin anëtarësimin e Kosovës

Vendi ynë po synon të bëhet pjesë e Këshillit Evropian.

Kosova ka aplikuar sot për anëtarësim në Këshillin e Evropës. Aplikimi është dorëzuar nga Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diaspors, Donika Gërvalla. Por, kur mund të bëhet Kosova anëtare e KE’së?

Një parashikim për këtë e ka dhënë ish-ambasadori Edon Cana, i cili ka qenë ish-shef i misionit të Kosovës në Strasburg të Francës.

Ai ka deklaruar se beson se për një vit, Kosova mund të jetë anëtare e Këshillit të Europës, shkruan Reporteri.net
“Unë mendoj që nëse nuk ka vonesë, mund të jemi anëtar në maj të vitit të ardhshëm; nëse nuk ka vonesa”, tha ai në Frontal të T7.

Sipas tij, sot “është ditë historike për Kosovën” dhe “ditë monumentale e cila pashmangshëm do të kurorëzohet me anëtarësim”.

Ai tha se Kosova i ka votat e nevojshme për t’u bërë anëtare e kësaj organizate ku aplikoi sot.

Sipas tij, Kosova i ka pasur votat për anëtarësim në KE që në vitin 2013, por tha se “disa shtete mike të Kosovës na kanë ndaluar”.