Ja kur pritet që kalimi në kufirin Shqipëri-Kosovë të bëhet pa ndalesë

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka pasur një bashkëbisedim “live” në Facebook në të cilin është pyetur për shumë çështje.

Me këtë rast, Rama ka treguar se kur kalimi në kufirin Shqipëri-Kosovë do jetë pa ndalesë dhe vetëm me orientim të kamerave, siç ishin deklaruar ministrat e Brendshëm në mbledhjen e të dy qeverive.

“Qëllimi, objektivi, ambicia është në sezon veror të këtij viti. Ky është angazhimi që kemi marrë të dy qeveritë, kjo është ajo që kemi diskutuar bashkërisht me kryeministrin e Kosovës, kjo është ajo për të cilën po punojnë të dyja dikasteret e punëve të brendshme. Shpresoj të na e plotësojnë këtë objektiv”, është shprehur Rama.