Ja sa vite mund të zgjasë lufta në Ukrainë

Gërvalla i kërkon Turqisë ta ndalë Serbinë, ja si i përgjigjet kryediplomatin turk

Lufta mes Ukrainës dhe Rusisë po vazhdon.

NATO-ja ka paralajmëruar se lufta në Ukrainë mund të zgjasë me vite.

Paralajmërimi i aleancës për një luftë të zgjatur vjen ndërsa Rusia ka shtuar sulmin në Ukrainën lindore, raporton Al Jazeera, transmeton Express.

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka paralajmëruar se lufta në Ukrainë mund të zvarritet me vite dhe bën thirrje për furnizimin me më shumë armatime për trupat ukrainase.

Ushtria e Ukrainës thotë se ka pësuar një pengesë në Metolkine, një fshat në juglindje të qytetit kyç të Severodonetsk.

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelenskyy ka vizituar linjat e frontit në Mykolaiv dhe Odesa, duke deklaruar se trupat ukrainase “do të fitojnë patjetër” kundër Rusisë