Ja si mund të luajë Manchester Unitedi nën drejtimin e Ralf Rangnick

Inzaghi i hakmerret keq Lazios, po e transferon yllin e madh te Interi

Manchester Unitedi është pranë nënshkrimit me Ralf Rangnick si pasues potencial të Ole Gunnar Solskjaer, për ta drejtuar skuadrën deri në fund të sezonit.

Djajtë e Kuq e shkarkuan trajnerin norvegjez në fundjavën e kaluar, ndërsa Michael Carrick e drejtoi ekipin në ndeshjen e Ligës së Kampionëve.

Siç ka raportuar Manchester Evening News, Unitedi beson se do ta angazhojë trajnerin e Paris Saint-Germainit, Mauricio Pochettino, për periudhë afatgjate, mirëpo për ta mbyllur sezonin aktual pritet të nënshkruaj me strategun gjerman.

Dhe tashmë kur po flitet se 64-vjeçari do të jetë në krye të ekipit, MEN Sport ka bërë një analizë se do të mund të luajë skuadra angleze nën drejtimin e tij.

Inzaghi i hakmerret keq Lazios, po e transferon yllin e madh te Interi

Portier: David de Gea.

Mbrojtës: Aaron Wan-Bissaka, Raphael Varane, Harry Maguire, Luke Shaw.

Mesfushorë: Donny van de Beek, Fred, Bruno Fernandes.

Sulmues: Jadon Sancho, Cristiano Ronaldo, Marcus Rashford.

Lajme me shume...