Jahjaga takon Hillary Clintonin në Nju Jork, ja për çfarë biseduan

Në Amerikë po qëndron edhe ish-presidentja, Jahjaga.

Ish-presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga ka takuar në Nju Jork ish-sekretaren amerikane të Shtetit, Hillary Clinton. Jahjaga tha se ato diskutuan për të arriturat dhe sfidat me të cilat po përballet Kosova.

“Gjithmonë falënderuese për rolin kyç që sekretarja Clinton dhe administratat amerikane e kanë luajtur për të sjellë paqe në Kosovë dhe për të na ndihmuar në shtet ndërtimin tonë”, shkroi Jahjaga në llogarinë e saj në Facebook.

“Pas tërë këtyre viteve miqësia jonë vazhdon të jetë e fortë dhe është simbol i miqësisë së pathyeshme mes Kosovës dhe SHBA-ve”, shtoi ajo.

Njoftimi i plotë i Jahjagës:

Sot pata nderin ta takoj miken tonë të madhe, ish Sekretaren amerikane të Shtetit Hillary Clinton në New York. Gjatë takimit tonë diskutuam për të arriturat dhe sfidat me të cilat po përballemi në Kosovë dhe rajon.

Gjithmonë falënderuese për rolin kyç që sekretarja Clinton dhe administratat amerikane e kanë luajtur për të sjellë paqe në Kosovë dhe për të na ndihmuar në shtet ndërtimin tonë.

Pas tërë këtyre viteve miqësia jonë vazhdon të jetë e fortë dhe është simbol i miqësisë së pathyeshme mes Kosovës dhe SHBA-ve.