Javën e kaluar në Kosovë humbën jetën pesë persona nga koronavirusi

Ministri i Shëndetësisë kërkon nga Prokuroria ta vendosë në prioritet hetimin e vdekjes së 26 vjeçarit

Pesë persona humbën jetën nga koronavirusi javën e kaluar në Kosovë.

Vetëm në javën që lamë pas, nga data 26 prill deri më 2 maj, në Kosovë janë shënuar pesë viktima si pasojë e pandemisë Covid-19

Këtë e ka bërë të ditur Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik të Kosovës me anë të publikimit të statistikave për javën e kaluar.

Kujtojmë se në Kosovë përveç pesë viktimave të regjistruara, gjatë kësaj jave ka pasur më shumë raste të shëruar se raste të reja të të infektuarve, ku janë shënuar 105 raste të reja dhe janë shëruar 195 pacientë.

Kosova deri tani numron 851 raste me COVID-19, me gjithsej 25 raste të vdekjes, ndërsa deri tani janë shëruar 381 pacientë.

VINI RE ! - Lajmi qe eshte portuar eshte mare nga portalet tjere. Nese preke privatesine ky lajme ju lutem na informoni ne facebook ne e fshijme lajmin menjehere. Nuk mbajme persiper per lajmet e postuara. KosovaToday nuk eshte Agjensi per Lajme vetem riboton lajmet nga portalet tjere. Me respekt KosovaToday.
Reklamat e meposhtme jane te kompanise MGID nese blini dicka nuk garanton KosovaToday - Jan Reklama te Kompanise MGID.

Lajme te ngjajshme !

Lajme te ngjajshme !