“Jemi në fazën më të vështirë të pandemisë”, paralajmërimi i ministrit të Shëndetësisë

Rudolf Anschober, ministri i Shëndetësisë së Austrisë, ka deklaruar se shteti i tij ndodhet në fazën më të vështirë të pandemisë.

Ai u shpreh se varianti i ri i koronavirusit që është zbuluar në Britaninë e Madhe ka ndikuar në shtimin e shumtë të rasteve të reja.

Ndërkaq, në një deklaratë për “ORF” ai u shpreh se këtë javë pritet që qeveria të zgjasi kufizimet. “Kemi një problem shumë të madh”, tha ai.

Austria ndodhet në një situatë të ngjashme me Europën. Në 24 orët e fundit u shënuan 1917 raste të reja dhe 49 persona humbën jetën.

The post “Jemi në fazën më të vështirë të pandemisë”, paralajmërimi i ministrit të Shëndetësisë appeared first on Zonë E Lirë.