Home / JETA / A e kanë qentë ndjenjën për kohën?
A e kanë qentë ndjenjën për kohën?

A e kanë qentë ndjenjën për kohën?

Qentë vërtet janë qenie të çuditshme!

Christine dhe Johnny janë pronarë të qenit të quajtur Jazz. Çdo ditë kanë të njëjtën rutinë – zgjohen herët, hanë kafjallin dhe shkojnë në punë.

Jazzi gjatë asaj kohe mbetet i vetëm. Christine në shtëpi kthehet e para – rreth orës 16:00, ndërkaq rreth dyzet minuta pas saj i vjen bashkëshorti.

Qeni i tyre çdo ditë, rreth orës 16:30 hip në divan dhe kështu tregon që po e pret pronarin e vet. Askujt nuk i është e qartë se si çdo ditë në të njëjtën kohë e bën të njëjtën gjë, transmeton Telegrafi.

A e kanë qentë ndjenjën për kohën?

Shtrohet pyetja – A e kanë qentë ndjenjën për kohën?

Ekzistojnë dy teori, njëra është që arritja e Christines, Jazzit i jep “ndjenjën për kohën”, ndërkaq e dyta është që e di kur kthehet Johnny sipas aromës.

Aroma e pronarëve të tyre gjatë ditës gjithnjë e shumë tretet nga shtëpia dhe kur zhduket e tëra, atëherë është shenjë që do të kthehet shpejt.

A e kanë qentë ndjenjën për kohën?

Pikërisht për këtë gjë, kanë bërë një eksperiment të vogël.

Christine, para daljes nga shtëpia, ka vizituar bashkëshortin në stërvitje dhe i ka marrë fanellat e tij sapo të zhveshura.

I ka shtrirë në dhomën e ditës dhe ka pritur orën 16:30. Në orën 16:48 Jazzi ende ka qëndruar i shtrirë në vendin e vet.

Eksperimenti ka treguar që qentë megjithatë nuk mund të ndiejnë kohën në mënyrën në të cilën ne kemi vetëdijen për kohën.

Megjithatë, është fakt i pabesueshëm që sadopak mund të orientohen madje me ndihmën e nuhatjes.

Shperndaje nese ke nje mik te mire...
Nga KosovaToday.com March 11, 2018 8:47 pm ne link https://kosovatoday.com/?p=155786
Nese ky postim qe eshte bere ne faqen KOSOVATODAY prek privatesin e dikujt ose eshte lajm abuzues ju lutem na shkruani ne facebook ose ne email info@ kosovatoday.com ose ne fanpage facebook ose ContactUs, dergo linkun e mesiper qe te fshihet. Nuk mbajme pergjithesi per ndonje lajm qe eshte postuar qe eshte publik ne gjithe mediat. Ju faleminderit
Kosova Today News Reviewed by Shqipe Krasniqi on . A e kanë qentë ndjenjën për kohën? A e kanë qentë ndjenjën për kohën?Rating: 4.8