Home / JETA / Domatja, ushqimi i fytyrës
Domatja, ushqimi i fytyrës

Domatja, ushqimi i fytyrës

Domatja lufton rrudhat dhe i jep elasticitet fytyrës.

Domatja është një ndër perimet më të shëndetshme për lëkurën: e mbron nga dëmet e shkaktuara nga rrezet e diellit, në çdo kohë të vitit, edhe në dimër, duke qenë e pasur me likopen.

Domatja lufton radikalet e lira, duke vonuar në këtë mënyrë daljen e rrudhave në lëkurë. Por, nëse domatja ka kaq shumë të mira kozmetike, përse të mos e bëjmë një ndër trajtimet tona të bukurisë?

Qe disa përdorime të thjeshta:

Lëngu i freskët i domates mund të përdoret si tonik i përditshëm për fytyrën. Prite domaten në gjysmë dhe bëj me të masazh duke e qarkulluar lehtë në fytyrë me lëvizje të vogla. Pastaj lëre të thahet dhe shpëlaje fytyrën me ujë të vakët.

Për lëkurën e yndyrshme domatja është ideale, sepse aciditeti i saj than gjëndrat e tepërta të djersës. Merr vetëm tulin e domates duke hequr farat dhe lëngun. Aplikoje lehtë në fytyrë dhe mbaje për 20 minuta. Kjo është një maskë e thjeshtë dhe me efekt të menjëhershëm.

Po ashtu, domatja është ilaç i mirë edhe për duart. Shtrydh lëngun e domates në duar dhe lëre derisa të thahet. Më pas shpëlaji mirë me ujë të bollshëm.

Rezultati është një lëkurë më e pastër, e butë dhe e shkëlqyer. /Telegrafi/Domatja, ushqimi i fytyrësDomatja, ushqimi i fytyrës

Shperndaje nese ke nje mik te mire...
Nga KosovaToday.com May 18, 2018 9:26 am ne link https://kosovatoday.com/?p=181071
Nese ky postim qe eshte bere ne faqen KOSOVATODAY prek privatesin e dikujt ose eshte lajm abuzues ju lutem na shkruani ne facebook ose ne email info@ kosovatoday.com ose ne fanpage facebook ose ContactUs, dergo linkun e mesiper qe te fshihet. Nuk mbajme pergjithesi per ndonje lajm qe eshte postuar qe eshte publik ne gjithe mediat. Ju faleminderit
Kosova Today News Reviewed by Shqipe Krasniqi on . Domatja, ushqimi i fytyrës Domatja, ushqimi i fytyrësRating: 4.8