Home / JETA / Femrave u duhen katër muaj për t’u mësuar me rolin e nënës

Femrave u duhen katër muaj për t’u mësuar me rolin e nënës

Më shumë se gjysma e femrave thonë që muajt e parë pas lindjes i kanë kaluar si në “mjegull” dhe kanë pasur probleme me përshtatjen, por krijimi i rutinës lehtëson situatën.

Femrave u duhen katër muaj për t’u mësuar me rolin e nënës

Rreth 57 për qind e nënave të reja e pranojnë që muajt e parë të jetës së fëmijës i kanë kaluar si në mjegull, ndërsa dy të tretat e tyre nga shqetësimi dhe lodhja e vazhdueshme kanë pasur sulme të të qarit, ka zbuluar hulumtimi i kompanisë britanike “Munchkin”.

Burimet më të shpeshta të stresit janë netët pa gjumë, problemet me dhënien gji dhe ndërrimi i shpeshtë i pelenave.

Megjithatë, pas përafërsisht katër muaj e 20 ditësh femrat “mësohen” me rutinën e detyrave të reja dhe pas kësaj mund të marrin frymë më lirshëm, shkruan Daily Mail.

“Edhe pse përvoja e të qenit nënë është një nga më të bukurat që mund t’i përjetojë femra, ajo njëherësh është edhe shumë e frikshme”.

Më e rëndësishmja është të mbijetohen disa muaj të parë, sepse shumë shpejt çdo gjë do të vijë në vendin e vet”, ka thënë zëdhënësja e studimit, Claire Reyner.

Femrat janë të vetëdijshme për sfidat e të qenit nënë qysh gjatë shtatzënisë, kështu që gjysma e tyre frikësohet nëse do të arrijnë të gjenden në rolin e ri.

Rreth 47 për qind të tyre janë çuditur se sa kohë u është nevojitur për të kuptuar nevojat e fëmijës dhe të mësojnë se si të sillen ndaj tij, ndërsa një e treta e tyre ka qenë aq shqetësuar sa që ua kanë pranuar anëtarëve të familjes së tyre se si konsiderojnë që nuk janë prindër të mirë.

Femrave u duhen katër muaj për t’u mësuar me rolin e nënës

Çka ka kontribuar në “të mësuarit” me amësinë

• Krijimi i rutinës;
• Dija për ata se çfarë duhet bërë nëse fëmija qan;
• Gjendshmëria me fëmijën në publik;
• Dalja nga shtëpia me rroba rezervë për fëmijët;
• Përshpejtimi i teknikës së veshjes dhe ushqimit;
• Fjetja e bebes gjatë tërë natës.

Read Offline:
Shperndaje nese ke nje mik te mire...
Kosova Today News Reviewed by Shqipe Krasniqi on . Femrave u duhen katër muaj për t’u mësuar me rolin e nënës Femrave u duhen katër muaj për t’u mësuar me rolin e nënësRating: 4.8