Home / JETA / Keni zgjedhur kardio-programin: Se a do të dobësoheni kështu më shpejt, ju këshillon trajneri juaj

Keni zgjedhur kardio-programin: Se a do të dobësoheni kështu më shpejt, ju këshillon trajneri juaj

Keni zgjedhur kardio-programin: Se a do të dobësoheni kështu më shpejt, ju këshillon trajneri juajStatistikat na tregojnë që më tepër se 50% e femrave të cilat për herë të parë shkojnë në klubin e fitnesit zgjedhin kardio-programet të cilat nënkuptojnë përdorimin e trakës, glajderit, steperit dhe biçikletës, dhe stërvitjen e vet e bazojnë vetëm në kardio-aktivitetet.

 

A është kjo në rregull, a është kjo zgjedhja e vërtetë kur dëshironi të humbni kilogramët e tepërt?

Për shumë arsye ky është vendim i kuptueshëm dhe real, me stërvitjen në kardio-veglat drejtpërdrejt digjni shtresat dhjamore dhe vetvetiu edhe zvogëloni masën e trupit tuaj.

Fatkeqësisht kjo nuk është mënyra më efikase dhe kështu nuk do të humbni shpejt peshë.

Në vend të parë, është i rëndësishëm intensiteti i kardio-aktiviteteve. Nëse është tepër i lartë është më se e sigurt që nuk do të digjni aspak dhjamin.

Me intensitet joadekuat vetëm lodhni organizmin duke shpenzuar glikogjenin, duke krijuar thartirë qumështore e cila do të përkufizojnë zgjatjen e vetë stërvitjes.

Keni zgjedhur kardio-programin: Se a do të dobësoheni kështu më shpejt, ju këshillon trajneri juaj

Tek stërvitja e humbjes së peshës intensiteti i kardio-aktiviteteve nuk bën të jetë më i lartë se 70% të maksimumit, përveç në disa raste të stërvitjes intervale, ndonëse kardio-stërvitjet e tilla ata që duan rekreativitetin më rrallë e praktikojnë.

Kur të jeni në zonën prej 50% deri në 70% të maksimumit, atëherë jeni të sigurt që trupi juaj pas një kohe të caktuar fillon djegien e shtresave dhjamore.

Nëse dëshironi shpejt të humbni peshën trupore vetëm kardio-stërvitja nuk do të mjaftojë. Është më pak i njohur fakti që stërvitja e forcës pikërisht shpejton djegien e shtresave dhjamore.

Tek ne, njëri ndër paragjykimet e fitnesit, të stërvitja me pesha, që pjesa më e madhe e vajzave konsideron që aktiviteti me ngarkesë do të ndikojë në hipertrofi tepër të madhe të muskujve, andaj përdorin peshat maksimalisht deri në 3 kg të masës, por që kjo është lajthitje.

Keni zgjedhur kardio-programin: Se a do të dobësoheni kështu më shpejt, ju këshillon trajneri juaj

Për të detyruar trupin tuaj që të djegë më shumë shtresa dhjamore, duhet patjetër ta ngarkoni mirë, mënyra më e mirë është stërvitja me ngarkesa, përkatësisht me pesha në kombinim me kardio-stërvitjen.

Shkruajeni recetën:

▪ 60 minuta stërvitje me ngarkesa;
▪ 30 minuta kardio-aktivitet;
▪ ushqim i shëndetësim dhe i reduktuar;

Stërvitja 3 x në javë dhe rezultati nuk do të mungojë!

Read Offline:
Shperndaje nese ke nje mik te mire...
Kosova Today News Reviewed by Shqipe Krasniqi on . Keni zgjedhur kardio-programin: Se a do të dobësoheni kështu më shpejt, ju këshillon trajneri juaj Keni zgjedhur kardio-programin: Se a do të dobësoheni kështu më shpejt, ju këshillon trajneri juajRating: 4.8