LEGJENDË URBANE APO E VËTETË: SI HUNDA ashtu edhe MBURRJA | Kosova Today News
Home / JETA / LEGJENDË URBANE APO E VËTETË: SI HUNDA ashtu edhe MBURRJA
LEGJENDË URBANE APO E VËTETË: SI HUNDA ashtu edhe MBURRJA

LEGJENDË URBANE APO E VËTETË: SI HUNDA ashtu edhe MBURRJA

Nëse ju jeni kureshtare se çfarë është i dashuri juaj, vështrojeni hundën e tij dhe do të mësoni të gjitha ato që nuk mund të shihen me shikim të parë.

Pikërisht forma e hundës mund t’ju zbulojë shumëçka nga karakteret e njerëzve, gjë që është posaçërisht e rëndësishme kur njihni njerëz të rinj.

Ja cilat karakteristika lidhen për forma të caktuara të hundëve, transmeton Telegrafi.

Hundë me maje të ngritur

Mashkulli me hundën e këtillë është shumë argëtues dhe gjithmonë në qendër të vëmendjes. Është ambicioz dhe përpiqet që në planin profesional të arrijë sukses të madh. Nëse ia besoni sekretin tuaj më intim, ai kurrë nuk do t’jua tregojë të tjerëve. Nuk i do aventurat dhe kënaqet me lidhjet e gjata dhe romantike dashurore.

Hundë mishtake

Mashkulli me hundë të këtillë është shumë emocional. Nëse arrin moshën dyzetvjeçare pa pasur partnere, ekziston mundësia që kurrë të mos martohet. Por, pasi që pëlqen të dominojnë në lidhje, pikërisht kjo është pengesa më e madhe.

LEGJENDË URBANE APO E VËTETË: SI HUNDA ashtu edhe MBURRJA

LEGJENDË URBANE APO E VËTETË: SI HUNDA ashtu edhe MBURRJA

Hundëshkabë

Në shikim të parë ai duket i fuqishëm, i vendosur dhe kokëfortë. Mirëpo, nën atë maskë fshihet mashkulli i pasigurt i cili shpesh nuk është në gjendje t’i zgjidhë vetë problemet. I padurueshëm dhe grindavec, mendon që kanë të drejtë gjithmonë. Sa u përket lidhjeve, e tërheq vetëm seksi.

Hundëdrejtë

Shpejt dashurohet dhe i dëshiron lidhjet të gjata. Është besnik, mirëpo njëkohësisht edhe xheloz. Është shumë kureshtar dhe ka prirje për të eksperimentuar. Pëlqen të bëjë për vete femrat e turpshme, por njëkohësisht është mendjemadh dhe nënçmon njerëzit që janë më të dobët.

Hundështypur

Hunda e shtypur tregon mashkullin e qetë, praktik dhe të arsyeshëm ‘gjithmonë’ i gatshëm të ndihmojë personat që i do. Pëlqen të jetë në qendër të vëmendjes, ku arrin me ndërhyrje zbavitëse dhe qesharake, por nuk është aspak më pak ambicioz se të tjerët. Nuk ka prirje aventuriere në dashuri dhe në mënyrë të shkëlqyeshme i ruan sekretet.

Meshkujt me hundë të madhe janë dashnorë të mirë

Hunda e madhe është e aftë të pranojë një paletë të gjerë të aromave të ndryshme, ndërsa sa më të stërholluar nuhatjen që të kenë dhe sa më shumë aroma që të marrin, do t’i tërheqë gjithnjë e më shumë gjinia e kundërt. Prandaj, meshkujt me hundë të madhe seksualisht janë më aktivë!

Shperndaje nese ke nje mik te mire...
Kosova Today News Reviewed by Shqipe Krasniqi on . LEGJENDË URBANE APO E VËTETË: SI HUNDA ashtu edhe MBURRJA LEGJENDË URBANE APO E VËTETË: SI HUNDA ashtu edhe MBURRJARating: 4.8
Shfaqen ne legjendaurbane-apo-vatetasi-hunda-ashtu-edhe-mburrja !