Home / JETA / OBRM-PDUKM-ja dorëzon interpelancë edhe për ministrin Dragan Tevdovski
OBRM-PDUKM-ja dorëzon interpelancë edhe për ministrin Dragan Tevdovski

OBRM-PDUKM-ja dorëzon interpelancë edhe për ministrin Dragan Tevdovski

OBRM-PDUKM-ja dorëzon interpelancë edhe për ministrin Dragan TevdovskiPartia opozitare OBRM-PDUKM njofton se ka dorëzuar iniciativë për interpelancë edhe për ministrin e Financave, Dragan Tevdovski.

Liljana Kuzmanovska nga OBRM-PDUKM, akuzoi Dragan Tevdovskin për papërgjegjësi dhe punë jokompetente dhe se është vendosur në anën e kryeministrit Zoran Zaev, njofton Telegrafi Maqedoni.

“Ministri i Financave, gjegjësisht ministri i vjedhjeve dhe borxheve Dragan Tevdovski, me konfuzitetin e tij, punën e papërgjegjëshme dhe jokompetente në këto 70 ditë punë, tregoi para deputetëve dhe opinionit se është i vendosur në anën e Zoran Zaevit që t’i zbatojë politikat humbëse të LSDM-së”, tha Kuzmanovska.

Sipas saj, për shkak të demostrimit të paditurisë dhe paaftësisë për të kryer funksionin, OBRM-PDUKM-ja mendon se është e nevojshme që Dragan Tevdovski sa më shpejtë të largohet nga funksioni.

Ajo në fund shtoi se vetëm për 70 ditë, Tevdovski ka arritur të fut në borxh çdo qytetarë të Maqedonisë për mbi 3.100 ose 50 euro.

OBRM-PDUKM-ja më herët njoftoi se interpelancë ka dorëzuar edhe për ministrat e Bujqësisë, Ljupço Nikollovski, të Punës dhe Politikës Sociale, Mila Carovska dhe të Punëve të Jashtme, Nikolla Dimitrov.

Read Offline:
Shperndaje nese ke nje mik te mire...
Kosova Today News Reviewed by Shqipe Krasniqi on . OBRM-PDUKM-ja dorëzon interpelancë edhe për ministrin Dragan Tevdovski OBRM-PDUKM-ja dorëzon interpelancë edhe për ministrin Dragan TevdovskiRating: 4.8