Home / JETA / Përtej mureve e ikonave, ruajtja e trashëgimisë në fshatrat e jugut

Përtej mureve e ikonave, ruajtja e trashëgimisë në fshatrat e jugut

Përtej mureve e ikonave, ruajtja e trashëgimisë në fshatrat e jugut

Trashëgimia kulturore ka shërbyer për të tërhequr vëmendjen drejt fshatrave të jugut, ku stili i kahershëm zbehej e zhbëhej nën ndikimin e kohës. Përtej siteve arkeologjike, e nevojshme ishte edhe ruajtja e traditave të zonave që po ndjenin braktisjen, teksa ngjyrat iknin e muret dobësoheshin. Pasuria nisi të mirëmbahej, mbrohej dhe rijetësohej përmes programit “Zhvillimi i Integruar dhe i Qëndrueshëm i Rajonit Bregdetar Jugor” i financuar nga Qeveria Gjermane dhe implementuar nga GIZ, pas një sërë vizitash e konsultash në fshatrat e Himarës. Në fund të një procesi të gjatë që edhe i ka dokumentuar pasuritë e trashëgimisë në gjendjen që janë sot, është bërë edhe prezantimi i “Udhëzuesit praktik për mbrojtjen dhe ruajtjen e banesave tradicionale në fshatrat e bregdetit të Himarës”. Në fokus të këtij udhëzuesi janë 14 fshatra: Palasë, Dhërmi, Ilias, Vuno, Himarë fshat, Pilur, Kudhës, Qeparo i vjetër, Borsh, Piqeras, Sasaj, Lukovë, Shën Vasil dhe Nivicë. Qëllimi i udhëzuesit përtej shpjegimit të kontekstit dhe karakterit të fshatrave, ka qenë këshillimi dhe orientimi për ata që merren me zhvillimin, rinovimin dhe rikonstruksionin e ndërtesave të fshatit. Udhëzuesi ka të njëjtën rëndësi e vlerë si për banorët, edhe për pronarët a qiramarrësit e ndërtesave sikundër për institucionet, administratorët, kompanitë ndërtuese, mjeshtërit e ndërtimit dhe artizanët. Duke qenë se grupi i punës ka qenë i përbërë nga profesionistë të trashëgimisë, qasja e ofruar ruan të shkuarën përmes rijetësimit të saj sot.

Kësisoj, teksa gjen shtëpitë e dikurshme si në fotot bardhezi, merr ngjyrat e sotme ‘të fshatit’ jo vetëm për pushime – ai është ende vendi ku jetohet e shijohet, në shtëpizat e banueshme, të mbuluara me tjegulla, të ndërtuara me gurë, me oborret e vogla dhe lulet përfund tyre. Udhëzuesi, identifikon elementet tipike të fshatrave dhe ndërtesave, të cilat kanë formuar karakterin e tyre lokal, me qëllim që të sigurojë që çdo ndërtim i ri të jetë në përputhje me këtë karakter. Kjo, në fakt do të mund të ruajë portretin e dikurshëm, pa e ndalur zhvillimin – çka ka munguar nëpër qytetet e mëdha të zhbëra tashmë. Udhëzuesi është vlerësuar me çmimin e nderit në kategorinë e Dizajnit Urban gjatë ceremonisë së Çmimeve të Ekselencës së INTBAU 2018 (INTBAU Exellence Award) të zhvilluar në “Royal Society of Arts”, në Londër më 28 nëntor, gjatë Kongresit Botëror të INTBAU 2018. Po ashtu, gjatë prezantimit të Udhëzuesit në ArtTurbina dy ditë më parë, u nda me të interesuarit një studim mbi Modelet e Qëndrueshme të Ruajtjes së Trashëgimisë dhe Rijetëzimit të Qendrave Historike, Vuno & Qeparo, përshtatur në kontekstin vendës nga CHWB (Trashëgimia Kulturore pa Kufij).

Puna e ekspertëve të CHWB është mbështetur në një kërkim akademik të programit të Menaxhimit Urban në Universitetin Teknik të Berlinit, gjatë vitit akademik 2017, pas vizitës së tyre studimore në fshatrat Vuno e Qeparo. Gjatë aktivitetit u soll një përmbledhje e veprimtarisë së programit dhe institucioneve partnere, në fushën e ruajtjes së trashëgimisë si atelieri i restaurimit “Kisha Shën Serxhi & Shën Baku, në Himarë Fshat/Qendër Historike” – Aplikacioni dixhital i Trashëgimisë Kulturore dhe Natyrore, në qarkun e Vlorës – Atelier Lukova, projekt i Bashkisë Himarë, AKPT mbështetur nga GIZ – Vizitat studimore në formën e seminaret me studentë të FAU, me temën “Skicimi i Trashëgimisë Kulturore dhe Arkitektonike”. Në përfundim u ekspozuan disa vizatime akuarel të peizazheve arkitektonike të 5 fshatrave të bregut. Implementimi nga GIZ i programit të financuar nga Qeveria Gjermane “Zhvillimi i Integruar dhe i Qëndrueshëm i Rajonit Bregdetar Jugor” është i shtrirë në harkun kohor 4 vjeçar, mars 2015 – shkurt 2019. Qëllimi kryesor është rritja e mundësive që popullsia rurale të mund të përfitojë nga zhvillim i qëndrueshëm i turizmi në rajonin e bregdetit jugor të Shqipërisë. Programi konsiston në territor dhe planifikim. Vëmendje e veçantë i kushtohet konservimit urban apo modeleve të qëndrueshme për rijetësimin e fshatrave të bregut, të cilët kanë një peizazh tipik kulturor e tradicional. Zhvillimi dhe pilotimi i modeleve të turizmit të qëndrueshëm dhe përfshirja e produkteve lokale në zinxhirin e vlerave të turizmit është po ashtu në fokus. Këta dy komponentë, të kombinuar me njëri-tjetrin sigurojnë një rezultat më të mirë në zhvillimin e qëndrueshëm të turizmit në zonën e jugut.fa.ni.

The post Përtej mureve e ikonave, ruajtja e trashëgimisë në fshatrat e jugut appeared first on Gazeta Shqiptare Online.

Nese e ke nje mik te mire shperndaje...
FanPage KosovaToday Bashkohu me ne beje like fanpage
Facebook : KOSOVATODAY
Nga KosovaToday.com December 8, 2018 3:59 pm ne link https://kosovatoday.com/?p=381625
Nese ky postim qe eshte bere ne faqen KOSOVATODAY prek privatesin e dikujt ose eshte lajm abuzues ju lutem na shkruani ne facebook ose ne email [email protected] kosovatoday.com ose ne fanpage facebook ose ContactUs, dergo linkun e mesiper qe te fshihet. Nuk mbajme pergjithesi per ndonje lajm qe eshte postuar qe eshte publik ne gjithe mediat. Ju faleminderit
Kosova Today News Reviewed by Shqipe Krasniqi on . Përtej mureve e ikonave, ruajtja e trashëgimisë në fshatrat e jugut Përtej mureve e ikonave, ruajtja e trashëgimisë në fshatrat e jugutRating: 4.8