Home / JETA / Si t’i mbani në rregull këpucët tuaja të preferuara me lëkurë antilope? (Video)

Si t’i mbani në rregull këpucët tuaja të preferuara me lëkurë antilope? (Video)

Si t’i mbani në rregull këpucët tuaja të preferuara me lëkurë antilope? (Video)Zbuloni rregullat themelore për mirëmbajtjen e këpucëve nga lëkura e antilopës.

Element kyç për mirëmbajtjen e tipit të këtillë të këpucëve është brusha e cila do t’ju ndihmojë që të eliminoni ndyrësitë dhe njollat. Këpucët pastroni me brushë në mënyrë energjike në dy drejtime.

Pastrimi me brushë

Rregulla e parë e pastrimit me brushë të këpucëve të këtilla është; sepse sa më të gjatë që të jenë penjtë e lëkurës – brusha duhet të jetë më e butë.

Në rast se kanë lëkurë shumë të lëmuar përdorni brusha të vrazhda. Kur lëkura e antilopës është më e vrazhdë, duhet të jeni më i butë me rastin e pastrimit me brushë, transmeton Telegrafi.

Lëkura e lëmuar

Kur është fjala për lëkurën pak më të lëmuar, opsioni më i mirë janë gomat e specializuara të buta të cilat mund të gjenden pak a shumë në të gjitha dyqanet e këpucëve.

Ato goma përmbajnë fibra gome të cilat depërtojnë deri te pjesët më të paarritshme të këpucëve dhe në mënyrë shumë efikase eliminojnë njollat e pakëndshme.

Investoni në setin e mirëmbajtjes

Setet e mirëmbajtjes së këpucëve janë gjë e shkëlqyeshme, sepse në to gjendet çdo gjë që ju nevojitet.

Është ky një investim i cili gjithmonë shpaguhet, sepse është shumë praktik ndërkaq në të gjenden: spreji, brusha dhe mjetet për shkëlqim dhe mbrojtje të lëkurës.

Mbrojtja

Kur pastroni këpucët është shumë me rëndësi që këpucët t’i trajtoni me mjetet për mbrojtje të lëkurës.

Në sipërfaqe të thatë qitni sprejin i cili do të pengojë shkatërrimin dhe rrudhjen e lëkurës, para së gjithash, si pasojë e kushteve atmosferike.

Read Offline:
Shperndaje nese ke nje mik te mire...
Kosova Today News Reviewed by Shqipe Krasniqi on . Si t’i mbani në rregull këpucët tuaja të preferuara me lëkurë antilope? (Video) Si t’i mbani në rregull këpucët tuaja të preferuara me lëkurë antilope? (Video)Rating: 4.8