Home / JETA / Tirana bardh e zi kur ndërtohej me plan

Tirana bardh e zi kur ndërtohej me plan

Tirana bardh e zi kur ndërtohej me plan

Shpërndaje në shoqërine tuaj!

Fatmira Nikolli – Tirana e vjetër shfaqet me bandën mbretërore, me Urën e Tabakëve, me gra e burra me veshje popullore, por edhe allafrënga. Përkrah bandës mbretërore, janë karnavalet si festoheshin atëkohë (1922), me kukulla që interpretojnë para publikut e qytetarë që mbathin opinga. Matanë, pesë burra pozojnë me qeleshe në kokë e jelek të veshur, këmbë mbi këmbë e mustaqet dredhur. Në gjashtë imazhe Tirana e fillimit të 1900-ës të shfaqet në thjeshtësinë e magjinë e vet. Kjo është vetëm njëra prej stendave të ekspozuara nga Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave pranë rruginës se Toptanëve dhe kalasë së qytetit. Shkas për ekspozitën u bë 99-vjetori i shpalljes kryeqytet, për çka dokumente e vendime të njohura rishfaqen për të kujtuar rrugëtimin 99-vjeçar të një qyteti që nga shtëpitë e qerpiçta e rruginat me kalldrëm është mbushur me qiellgërvishtëse; të një vendi që kishte kinematë “Savoja”, “Rozafat”, “Tomori”, “Imperial”, “Rex” (ose ish 17-Nëntori) dhe Teatrin Kombëtar siç e njohim ne sot, që është edhe i vetmi që qëndron në këmbë, ende. E varfër dhe e magjishme, me hijeshinë e bardhësisë që dëshmon kohën, minimaliste e njëherësh estetike, kryeqyteti kur mori titullin e kryeqendrës së shtetit kishte e përfaqësonte një unicitet në ndërtim, stil e kulturë. Doemos do ketë pasur edhe baltë, kanale, e ujëra që derdheshin rrugëve, por zhvillimi nuk i ka eliminuar as sot. Ka mes stendave një vendim ku shënohet “Vendim i Katundarisë Tiranë mbi sjelljen e një inxhinieri nga jashtë për të kryer planimetrinë e qytetit”. Vendimi është i vitit 1922 dhe është firmosur nga kryetari.

kisha e xhami

Stenda 8

KInema e teater

Tirana e vjeter, burra, gra, karnavale

Katrundaria vednos per qytetin

lagjet e Tiranes me shkrim dore

<►>

Të krekosur shfaqen zengjinët e kohës, anëtarë të Bashkisë së Tiranës më 1923: Myhtar Agolli, Jashar Erebara, Alo Begeja, Ali Ndroqi e Sadi Pashollari. Por në atë krekosje prej zotnije, përtej kostumeve, kravatave e këpucëve lustrafin gjen parinë e kohës që përcjell me imazhin e lënë një farë kaste që përfaqësonte diçka përtej vetes.

Një memorandum për ndërtimin e Tiranës (1924) shoqërohet me një hartë të lagjeve të Tiranës në dukje të vizatuara me dorë. Po me dorë shënohet: “Lagje e re”, “Ismail Efendi”, “Abudlla bej”, “Quartier poshte”, “Quarter de Tabak”, “Quartier de Sulejman Pasha”,etj.
Në fund, në vend të logos, lexohet “Plan de ville de Tirana”.

Kishat dhe xhamitë zinin pozicione të rëndësishme në qytet. Një kolazh bardhezi i tyre vjen në një stendë të veçantë, ku mund të shquhen kisha katolike e Tiranës që është sot në Rrugën e Kavajës, ndërtimi i kishës së Shën Prokopit dhe xhamia e Ethem Beut në qendër. Përreth saj nuk shquhet asgjë. Ajo duket të jetë në mes të një fushe sikundër edhe Xhamia e Karapicëve. Në stenda të tjera shihen ndërtime private ndër vite: që janë kryesisht vila, me një stil tërheqës, kafe “Kursalit”, hoteleve në zë të kohës “Continental” dhe “Donika”, derisa mbërrijmë te ndërtimi i kompleksit të ministrive, Kryeministrisë, konvikte, shtëpi shëndeti, instituti “Kyrias” në Kamëz. Të dokumentuara janë edhe statuti i Sport Klub “Tiranës”, statuti i klubit të tenisit dhe njoftimi mbi zhvillimin e kampionatit të parë kombëtar të atletikës më 1929.

The post Tirana bardh e zi kur ndërtohej me plan appeared first on Gazeta Shqiptare Online.

Shpërndaje në shoqërine tuaj!

Nese e ke nje mik te mire shperndaje...
FanPage KosovaToday Bashkohu me ne beje like fanpage
Te KOSOVATODAY - beje like
Nga KosovaToday.com February 13, 2019 1:01 pm ne link https://kosovatoday.com/?p=424076
Nese ky postim qe eshte bere ne faqen KOSOVATODAY prek privatesin e dikujt ose eshte lajm abuzues ju lutem na shkruani ne facebook ose ne email [email protected] kosovatoday.com ose ne fanpage facebook ose ContactUs, dergo linkun e mesiper qe te fshihet. Nuk mbajme pergjithesi per ndonje lajm qe eshte postuar qe eshte publik ne gjithe mediat. Ju faleminderit
Kosova Today News Reviewed by Shqipe Krasniqi on . Tirana bardh e zi kur ndërtohej me plan Tirana bardh e zi kur ndërtohej me planRating: 4.8