Jo te PSG, ja në cilin klub dëshiron të transferohet Pogba

Ja kur Mbappe do të njoftojë transferimin e tij te Real Madrid

Mesfushori i Man Utd, Paul Pogba ka zhvilluar bisedime me Juventusin për një rikthim të mundshëm, është thënë FootballTransfers.

Vincenzo Raiola ,i cili ka marrë përgjegjësinë e Pogba pas vdekjes së kushëririt të tij Mino – u takua së fundmi me gjigantët e Serisë A si dhe me Paris Saint-Germain, të cilët janë gjithashtu të interesuar,përcjell ORAinfo.

Ja kur Mbappe do të njoftojë transferimin e tij te Real Madrid

Pogba dhe Raiola kanë folur me të dy klubet ditët e fundit. Por, pavarësisht se kampionët francezë i ofrojnë një pagë të ngjashme Juventusit, Pogba ka më shumë gjasa të kthehet në Torino gjatë verës.

Burimet e FootballTransfer na thonë se fituesit të Kupës së Botës, 29 vjeç, i janë ofruar rreth 220,000 euro në javë me një tarifë fikse, me klauzola fitimprurëse dhe bonuse të shtuara.

Marrëveshja ofron një mundësi për Pogba që të kthehet në klubin ku ai pati sukses të jashtëzakonshëm nga 2012 në 2016./ORAinfo/