Johnson telefonon Biden, zotohen “për thellim të lidhjeve mes dy shteteve”


Kryeministri britanik, Boris Johnson dhe presidenti amerikan Joe Biden, janë zotuar për thellim të lidhjeve mes dy shteteve, dhe për bashkëpunim për ndryshimet klimatike.

Në bisedën e tyre të parë telefonike, pasi Biden mori drejtimin e Shtëpisë së Bardhë, të dy liderët kanë shprehur gatishmëri për “të thelluar aleancën e ngushtë në mes te dy kombeve”, thuhet ne një deklaratë nga zyra e kryeministrisë britanike.

Johnson ka nënvizuar qëllimin e tij “për të zgjidhur çështjet tregtare që ka Britania pas Brexit, sa më shpejt të jetë e mundur”.

Po ashtu, në media thuhet se ata kane diskutuar edhe për ndonjë marrëveshje potenciale për tregti të lirë në mes të Britanisë dhe SHBA-së.
Johnson, mes tjerash, ka mirëpritur vendimin e Bidenit për të rikthyer SHBA-në në Marrëveshjen e Parisit për Klimën, dhe në Organizatën Botërore të Shëndetësisë. Para tij, Biden ka pasur një telefonate nga me kryeministrin kanadez, Justin Trudeau, si dhe presidentin e Meksikës.

The post Johnson telefonon Biden, zotohen “për thellim të lidhjeve mes dy shteteve” appeared first on Hapur.


Na lexoni...

Edhe informacione tjera

Mundesia me shume...
Pamje me shume...